TIRANE- “Sot, një ditë pas procesit të tragjedisë së Gërdecit, drejtësia ka vazhduar që të trondisë opinionin publik. Ishte skandaloze që nuk u dënua askush për vrasje, duke qenë se humbën jetën 26 persona, por për dëmtim prone. Ky vendim ishte zhgënjyes për të gjithë.”- ky është qëndrimi që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama  mbajti sot, një ditë pas vendimit që Gjykata e Tiranës për 28 të pandehurit e tragjedisë së 15 mars 2008.

” Procesi- tha Rama- i përjashtoi shkaktarët e tragjedisë dhe dha dënime selektive, edhe ato tejet zhgënjyese, duke goditur edhe prokurorinë. Përsëri zgjedhja është e qartë: drejtësi e barabartë apo rrënim i themeleve të barazisë? Është e qartë që pushteti i sotëm kërkon të rrënojë të gjitha themelet e barazisë para ligjit, e kundërta që premtojmë ne të bëjmë”, tha Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
(sg/shqiptarja.com)