TIRANË - Proceverbalin i mbledhjes së qeverisë shqiptare më 17 shkurt 2007, tregon se si ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kërkoi të kalonte kontratën e demontimit me kompaninë amerikane për Gërdecin. Kuptohet e gjithë kjo edhe me ndihmën e kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, i cili qartazi del se kërkoi t’ia japë me prokurim direkt Gërdecin, atyre që më pas u vërtetua se ishin shokët e djalit të tij.
Faksimilet që janë publikuar nga faqja on-line e gazetës “Tema” tregojnë se Fatmir Mediu ka tentuar përmes miratimit të heshtur të Berishës, të kalojë kontratën e Gërdecit përmes një VKM nga qeveria shqiptare. Nëse kjo do të kishte ndodhur, atëhere skandali ligjor do ishte më i plotë, pasi do të ishte direkt përgjegjësi e Berishës, i investuar në biznesin e të birit.
Fillimisht Fatmir Mediu arsyeton të mirat e kësaj kontrate me amerikanët e “Sauthern Ammunition Company”, duke i mëshuar eksperiences së tyre dhe pamundësisë për të gjetur kompani tjetër për të realizuar procesin e demontimit.
Por dy ministra kanë kundërshtuar fort dhe me argumentime ligjore. Ridvan Bode, në atë kohë ministër i Financave ka kundërshtuar mënyrën se si kërkohej të jepej koncesioni, për një kompani të paracaktuar dhe të vetme, dhe me çmim të caktuar prej tyre. Po kështu edhe Ilir Rusmali, në atë kohë minister i Drejtësisë që ka kundërshtuar me argumentin, se qeveria nuk mund të kthehet në komision tenderi. Gjatë mbledhjes bie në sy që Berisha është nervoz dhe kërkon ta fshehë qëndrimin e tij, por në fund zbulohet, pasi kurrsesi nuk do që kjo gjë të anulohet. Në fund ai kërkon të ngrejë një komision që ta rishikojë këtë çështje, por është Rusmali që e kundërshton fort, si praktikë antiligjore. Dhe kjo i kushtoi shtrenjtë pas disa muajsh kur Berisha e shkarkon nga posti i Ministrit të Drejtësisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO