Pas marrjes në pyetje të Shkëlzen Berishës, kthesa e fortë e SPAK për ‘Gërdecin’! Nis hetimet për 'korrupsion i zyrtarëve të lartë' dhe 'pastrim parash'! Dërgon për gjykim Mediun

TIRANË- Disa ditë pasi mori në pyetje Shkëlzen Berishën,  SPAK ka bërë një kthesë të fortë në hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duke nisur hetimet për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”. 

15 vite nga tragjedia me 26 të vdekur në Gërdec, Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, duket se është përballë hetimit të ri, nga drejtësia e re. Ndërsa SPAK vendosi dërgimin për gjykim të Fatmir Mediut, aso kohe ministër i Mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka ndarë çështjen lidhur me procedurën e shitjes së municioneve luftarake. Hetimet janë shtrirë edhe për procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes, për kompanitë e huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida. Kjo do të thotë se SPAK po heton jo vetëm Fatmir Mediun ish ministri i mbrojtjes, por të gjithë ish-funksionarët e lartë dhe persona të tjerë që kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie, nëse ka pasur korrupsion dhe nëse është kryer pastrim parash.

Nga ana tjetër, po ditën e sotme, SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Me rihapjen e hetimeve, në SPAK u thirr pak ditë më parë edhe Shkëlzen Berisha, më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të fishekëve. Ky fakt është përmendur edhe nga gazetari i njohur amerikano-kanadez Guy Lawson, libri i të cilit për shpërthimin e Gërdecit u bë edhe film në Hollivood. Lawson edhe në një intervistë për Report TV të dhënë një ditë më parë, thekson se Shkëlzen Berisha ka qenë pjesë e takimit mes Efraim Diverolit dhe Mihal Delijorgjit, për të negociuar çmimin e fishekëve që ishte tejet i lartë. Ai u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me këtë çështje, por edhe për një shkresë që vinte nga Ministria e Drejtësisë, aso kohe e drejtuar nga Aldo Bumçi, (edhe ky i fundit i thirrur në SPAK). Në këtë shkresë, në cep të saj ishte shkruar me shkrim dore “Për Shkëlzen Berishën”. Djali i ish-kryeministrit pretendon se kjo është bërë me qëllim që implikonin në tragjedinë e Gërdecit dhe familjen Berisha.

Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që ka telefonuar pronari i "Albademil" Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha. Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenit përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë "koka e mafies" që kontrollonin Gërdecin.

SPAK-u rihapi çështjen e Gërdecit 9 muaj më parë duke u vënë në lëvizje, pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e vendimit nr.205, datë 24.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (që ka vendosur revokimin e vendimit nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu), ka rregjistruar proçedimin penal nr.279 viti 2021 dhe ka kryer hetimet paraprake lidhur me këtë proçedim penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.279 viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

I pandehuri Fatmir Mediu akuzohet se në lidhje me proçesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin dhe V.K.M Nr.138, date 14. 03. 2007 “Per proçeduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi, persa i perket shitjes per çmontim dhe çmilitarizim te nje sasie municioni”, të cilat kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe Albademil sh.p.k.

Gjatë hetimeve të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida.

Lidhur me këtë episod, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u rregjistruar proçedimi penal nr.279/1 viti 2023, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
SPAK e çoi për gjykim, reagon Mediu: Akti në kundërshtim me ligjin! Rinisja e hetimeve e stisur politikisht

1675877036_1673383189fati1.jpg

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pasi SPAK dëroi për gjykim në GJKKO, dosjen në ngarkim të tij lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Në një deklaratë për mediat, Mediu thotë se ky proces është në kundërshtim me ligjin.  Sipas Mediut çështja është gjykuar disa herë më parë, dhe nuk është vërtetuar asnjë nga akuzat për përfshirjen e Mediut në këtë çështje.

Deputeti shkruan se rinisja e hetimit për Gërdecin është stisur politikisht, me qëllim propagandistik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Deklarata e Fatmir Mediut:

Dërgimi për gjykim në GJKKO i çështjes penale në ngarkimin tim, është formalizimi i gjithë veprimeve në kundërshtim me ligjin të kryer nga SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura në lidhje me ngjarjen tragjike të Gërdecit.

Rihapja e kësaj çështjeje dhe mandej vazhdimi i të ashtuquajturave hetime të kryera nga ana e SPAK, janë akte tërësisht në kundërshtim me ligjin procedural penal si dhe me faktet e provat.

Ngjarja tragjike e Gërdecit, ashtu sikurse edhe vetë organi i prokurorisë ka pranuar, nuk ka si shkak urdhërat e Ministrit të Mbrojtjes. Këto urdhëra kanë dalë në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe akteve të Këshillit të Ministrave.

Detyrimi për kryerjen e demontimit ka buruar nga këto akte dhe nga angazhimet ligjore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE.

Demontimi i municioneve të tepërta ka qënë një proçes i cili ishte zhvilluar si përpara ngjarjes së Gërdecit, ashtu edhe më pas mbi të njëjtin kuadër ligjor dhe nënligjor.

Ngarkimi me përgjegjësi penale i ministrit për çështje që qartësisht janë jashtë kompetencës dhe dijes së tij edhe si ministër, është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Prokuroria dje, por edhe SPAK sot, kanë zhvilluar hetime për mua dhe familjarët e mi, për të treguar/vërtetuar implikimin tim në interesa të paligjëshme në proçesin e demontimit të municioneve në Gërdec.  Edhe pse këto hetime kanë qënë tërësisht tendencioze dje edhe sot, ato kanë provuar katërcipërisht se nuk ka asnjë përfshirje timen në një veprimtari korruptive në këtë proces. Fakt i cili dhe vetëm ai, mundet të më ngarkonte me përgjegjësi penale mua si ministër.

Kjo çështje e gjykuar dhe rigjykuar në të tre shkallët e gjyqësorit, ndërtohet mbi të njëjtën akuzë tashmë edhe të parashkruar, të ringjallur dhe të stisur politikisht, me qëllim parësor hedhjen në tregun mediatik dhe propagandimin institucional të SPAK.

Marrdhënia me median që në fillesë të rastit, përfaqësimi  i të ashtuquajturës akuzë nga tre prokurorët kryesorë të SPAK, si dhe shmangia e mosarsyetimi i problemeve ligjore të ngrituara në aktet tona të transmetuara në SPAK, përbëjnë provë që aksioni penal kundër meje nuk është një qëndrim i pavarur e profesional i një prokurori, por është pozicionim politik i një institucioni të tërë.

Kam zgjedhur t’i shmangem debatit mediatik për këtë çështje, sepse kam menduar që gjyqet popullore apo demaskimet e “frontit” si armik i klasës i përkasin kohës së diktaturës dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtat themelore të shtetasit dhe me një gjyqësor demokratik.

Në çdo rast mbetem i vetëdijshëm se vendi ku shqyrtohen dhe provohen akuzat nuk është parësisht media, por gjykata, me bindjen  e palëkundur se akuzat janë të paligjshme dhe do të rrezohen në një proces të drejtë, objektiv dhe të ndershëm.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/02/2023 00:37

    Te shohim ke do te zere zemra te parin,sepse ky eshte nje rast i mire per te vene bast.Gjynah qe nuk e ruajten kliniken e byroisteve,sepse keta te tre duan klinike speciale,nuk mund te shtrohen ne QSTU,se ne spitalin e burgut,jo e jo!

    Përgjigju
  • Meta: 08/02/2023 16:13

    Nuk ka hetim po nuk i hiqet mandati deputetit

    Përgjigju
    • Sati: 08/02/2023 21:51

      I vetmi gabim ndaj kētijë mostre është se duhej të ish mbas hekurave qysh ditën e ngjaries.

    • Toni: 08/02/2023 19:28

      Ka ndryshuar ligji. Deputetet nuk kane me imunitet dhe mund te hetohen.

  • Sara: 08/02/2023 14:47

    O te mjer,vertet mendoni se Mediu,Shkelzeni e Berisha do perfundojn ne burg? Harrojeni...nuk ja del dot Amerika me to e ju mendoni se do ja dali drejtesia e kalbur shqiptare?Flini te qet o popull se ky shtet esht vetem mafia

    Përgjigju
  • taku librazhde: 08/02/2023 13:30

    ska per tpase qetsi ne popull nqs keta monstra nuk denohen maksimalisht per krimet ndaj njerezve e vendit

    Përgjigju
    • Or tej: 08/02/2023 15:16

      Vete i votojme or teeeejjjjj

  • z...durda: 08/02/2023 13:23

    O SPAK I POSHTER,,,ARRESTO SALI BERISHEN DHE DJALIN E TIJ,,,SE NA VRANE DJEMTE NE GERDEC.........

    Përgjigju
  • fiks: 08/02/2023 13:07

    per pastrim parash ata e pranojn me qef denimin, ne qeverine e rames pasttrim parash ben edhe niveli me i ulet ne qeveri, kshuqe ik o surrel se na kenaqe

    Përgjigju
  • KAPSOLLA: 08/02/2023 10:56

    Na qofte per hajer… Presim dasem jo shaka si deri me sot!

    Përgjigju
  • Mala: 08/02/2023 10:19

    Te dy paskan dalur vet para opinionit dhe te drejtes shqiptare!urdheroni merrni dhe te dalin para te d rejtes per gerdecin ashtu sicm ndodhi.Keta dy mynd te shtojne edhen ndonje mik profiter nga baruti.Por kjo eshte ne ndergjegjen e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën