TIRANE - Gjykata e Apelit vendosi sot të reduktojë dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet dënohet me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit i reduktohet dënimi me 1/3. Kështu Dritan Minxholli dënohet me 12 vjet burg ndërsa Mihal Delijorgji dënohet me 6 vjet e gjysmë. Ky i fundit i shpëton kështu burgut falë uljes së dënimit. Burime nga Prokuroria bënë të ditur për Shqiptarja.com se “me paraburgimin ai i pothuajse e ka mbyllur llogarinë me drejtësinë”.
Delijorgji ka bërë në total 1035 ditë paraburgimi që vlejnë 1 ditë e gjysëm burg, pra 1552 ditë plus 736 ditë arrest shtëpie bëjnë 2288 ditë. Ndërsa dënimi sot i Apelit ja ul dënimin atij me 6.6 vite burg. Delijorgji në këtë mënyrë rezulton qe në krahasim me vendimin e dhënë sot pak pas orës 15.00 nga treshja gjykuese Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri ka vetëm pak ditë akoma për të mbylur llogarinë me drejtesinë
Për Sokol Ngjeçin, një tjetër prej të dënuarve kryesorë, u la në fuqi dënimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë, me 10 vjet burg.
Gjykata e Apelit reduktoi me një vit dënimin e Luan Hoxhës, nga 6 në 5 vjet, ndërsa shpalli të pafajshëm Shpëtim Spahiun që ishte dënuar me 4 vjet burg në shkallë të parë. Ndërsa Agim Babameto dhe Rezart Tërshana, që ishin shpallur të pafajshëm, u dënuan me 1 vit burg. Besnik Dauti nga i pafajshëm u dënua në Apel me 3 vjet burg.
Gjykata e Apelit vendosi gjithashtu sekuestrimin e pasurisë së Mihal Delijorgjit ndërsa la në fuqi dënimet e shkallës së parë për pjesën tjetër të të dënuarve.
BIBERAJ: GJYKATA URDHERUAR NGA BERISHA, BRACE: PRITEJ
Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike (FRD), Aleksandër Biberaj, deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit për Gërdecin është urdhëruar nga Kryeministri Berisha dhe është në vijimësi me atë të Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin, që i dha pafajësinë dy të akuzuarve për vrasjet e protestuesve socialistë. Sipas Biberajt, dënimet e sotme të Gjykatës së Apelit janë simbolike në krahasim me ngjarjen për të cilën akuzoheshin të pandehurit. Përballë kësaj situate, numri dy i FRD shtoi se edhe vetë zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik pasi, sipas tij, nuk bëhet fjalë që “me këtë kryeministër dhe mazhoranca ne të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Pak ditë më parë, ishte deputeti socialist Erion Braçe që nga studio e A1Report deklaroi se edhe për procesin e Gërdecit priste të ndodhte e njëjta gjë si me atë të 21 Janarit, duke denoncuar kështu një kapje të drejtësisë nga mazhoranca aktuale.
FAMILJARET E VIKTIMAVE: GJYKATA GODITI MBI KUFOMA
Pak pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit kanë reaguar disa prej familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit duke e cilësuar të turpshëm vendimin e trupës gjykuese. Zamira Durda, e cila në tragjedinë e Gërdecit humbi djalin e saj të vogël, u shfaq në ekranin e A1Report shumë e tensionuar. “Ishte një vendim vërtetë turpi”, tha ajo. “Nga arresti i shtëpisë dalin të lirë tani se u bënë 5 vjet dhe këto llogariten. Ishte shumë turp për gjykatën, për vetë këtë trup gjykues që u tregua kaq i padrejtë me këta viktima që mori guximin përsëri dhe godet mbi kufoma. Ky trup gjykues godet mbi kufoma, ata të vdekur janë, të mbaruar”, tha Zamira Durda në A1Report, pa fshehur revoltimin e saj. I ashpër ishte edhe gjykimi i Durdës mbi trupin gjykues: “Janë njerëz plehra, nuk ja vlen as t’i zësh me gojë, aq të dekompozuar janë sa të bëjnë pis edhe duart”.
/Shqiptarja.com

Gerdeci ne fokusin e Shqiptarja.com