Gere i jep çmimin për të Drejtat
e Njeriut aktivistit të verbër 

Gere i jep çmimin për të Drejtat <br />e Njeriut aktivistit të verbër 
KINE - Aktivisti kinez Chen Guangcheng është nderuar me çmimin për të Drejtat e Njeriut. Çmimi i paraqitur nga Fondacioni Lantos shërben për të kujtuar jetën e kongresistit Tom Lantos, i cili ishte nga të vetmit të mbijetuar të Holokaustit që ka shërbyer në Kongresin amerikan.

Ky çmim jepet cdo vit për rritjen e ndërgjegjësimit, për të drejtat e njeriut dhe individët e guximshëm të cilët janë angazhuar për të luftuar për drejtësi në të gjtihë botën. Këtë vit cmimi i parë ju dha aktivistit kinez nga aktori Richard Gere gjatë një ceremoni në Capitol Hill. 41 vjeçari u shpreh: “Kina do të shikojë një transformim dhe besoj se gjëja më e rëndësishme është, që liderët duhet të zhvendosin vëmendjen tek populli," - shtoi ai.

Ai qëndroi 19 muaj arrest shtëpie në Kinë dhe në muajin prill të 2012-s, ai kërkoi strehim politik në ambasadën amerikane në Pekin, duke krijuar kështu një incident diplomatik mes Pekinit dhe Uashingtonit. Sot ai po kryen studimet univeristare për drejtësi në Nju Jork.

Aktori i njohur amerikan Rechard Gere i cili është dhe një anëtar i bordit këshillues të Fondacionit Lantos për të Drejtat e Njeriut tha: “Ne po nderojmë sot një individ, që më ka frymëzuar edhe mua në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe unë jam kaq i lumtur që jam këtu për t'i dhënë atij këtë çmim.”

Aktivisti i verbër ka bërë thirrje gjithë organizatave civile, qeverive dhe në veçanti qeverisë amerikane, për të vazhduar të punojnë për progresin e të drejtave të njeriut.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren