Është mbajtur sot në qytetin e Korçës tryeza e rrumbullakët “Forcimi i bashkëpunimit dhe angazhimit për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore”. Duke qenë se qarku i Korçës është një ndër qarqet me ekspeditat arkeologjike më të shumta në vend, ku janë kryer zbulime të mëdha kohëve të fundit, shihet një risk i rritur përsa i përket “gjuhetarëve të thesareve”.
Amarda Cici Drejtore në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, pranon se vitin e fundit ka pasur disa raste të gërmimeve të paautorizuara pranë zonave arkeologjike, por pas veprimeve të kryera nga institucionet është konstatuar se nuk janë gjetur dhe marrë sende me vlerë historike.
Sipas Cicit këto zona janë përsëri të rriskuara për shkak të largësisë që kanë nga zonat e banuara. Ndër të tjera ajo përmend dhe rastin e Varrezave të Selcës, të cilat pak kohë më parë ranë preh e gjuhetarëve të thesarëve.
'Veprimtaritë e paligjshme në Korçë ka pasur raste dhe që ne i kemi konstatuar dhe kemi marrë veprime, kanë qenë të paligjshme që s'janë gjendur objekte që të jenë gërmuar por dëmtim i zonës arkeologjike si në rastin e varrezave të Selcës. Kemi pasur edhe bashkëpunim me institucionet përkatëse. Qytetarët duhet që të ndërgjegjësohen që të mos kemi dëmtim të zonave arkeologjike', tha ajo.
Legjislcioni shqiptar ende nuk i konsideron gërmimet si vepër penale, çka hap shteg që persona të paautorizuar të mund të gërmojnë dhe gjenë sende apo objekte historike e kulturore që më pas bien preh e trafikimit në vendet fqinje. Ekspertët rekomandojnë që ky veprim të konsiderohet i paligjshëm dhe të pasqyrohet në kodin penal.
Mosrregullimi ligjor i situatës së gërmimeve, ka rritur ndjeshëm në vend numrin e gjuhtarëve të thesareve, të cilët aktualisht mund të evidentojnë me dedektor metalesh dhe më pas të gërmojnë, për sende historike, duke dëmtuar kështu trashëgiminë kulturore në vend, e cila mund të bjerë preh edhe e trafikimit.
Në këtë takim pati prezencë nga Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizatën CHëB Albania, përfaqësues nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë dhe bashitë e Qarkut.
Komente










