Gërmuan një rrugë të shkurtër përmes Murit të Madh Kinez, arrestohen 2 punëtorë

Gërmuan një rrugë të shkurtër përmes Murit të Madh Kinez, arrestohen 2 punëtorë

Dy punëtorë ndërtimi të akuzuar për përdorimin e një ekskavatori për të hapur një vrimë përmes Murit të Madh në provincën qendrore Shanxi, janë arrestuar nga Autoritetet kineze.

Byroja e Relikteve Kulturore Shanxi tha të hënën se të dy njerëzit përdorën ekskavatorin për të gërmuar një rrugë të shkurtër përmes Murit të Madh, i cili daton nga dinastia Ming e viteve 1368-1644.

Të dyshuarit janë identifikuar nga policia lokale si një burrë 38-vjeçar dhe një grua 55-vjeçare. China Daily raporton se pjesa e murit është “dëmtuar përtej riparimit”.

Muri ikonë i Madh i Kinës u bë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1987. Sipas agjencisë së OKB-së, muri, i cili kalon rreth 13,000 milje në të gjithë vendin, filloi ndërtimin në vitin 220 P.E.S dhe u ndërtua vazhdimisht deri në shekullin e 17-të.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim