Gerti Janaqi:Zgjedhjet s’ndikojnë
Provimet e Maturës, rrini të qetë

Gerti Janaqi:Zgjedhjet s’ndikojnë<br />Provimet e Maturës, rrini të qetë
Procesi i provimeve të Maturës Shtetërore do të vazhdojë normalisht dhe i pandikuar nga fushata zgjedhore.
 
Kështu u shpreh Gerti Janaqi, zëvendës Ministër i Arsimit, teksa shtoi se bashkëpunimi me drejtoritë arsimore do të sigurojë mbikqyrjen e procesit.

“Ne kemi vendosur që politikën ta mbajmë larg nga shkolla, këtë kemi bërë në këto katër vite. Pavarësisht se ky është një vit elektoral ne do të ruajmë të njëjtin standard në mënyrë që të mos ketë asnjë ndikim politik. Është një proces teknik që do të vijojë mëse normalisht”, tha Janaqi.
 
Janaqi u shpreh se procesi është i konsoliduar, ndaj maturantët dhe prindërit duhet të jenë të qetë në mbarëvajtjen e provimeve.

“Është një proces tashmë i konsoliduar me një rregullore shumë të qartë, me një marrëveshje për të menaxhuar të gjithë procesin në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe të Shëndetësisë si dhe me Postën Shqiptare për të bërë gjithë transportin e nevojshëm të mjeteve”, shtoi ai.

Provimi i parë i Maturës Shtetërore do të mbahet me 5 qershor. Maturantët duhet të paraqiten në orën 8 pranë pikave ku do të zhvillohet provimi, ndërsa provimi nis në orën 10:00.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës