Ministrja e jashtme kosovare, Gërvalla takim me homologun grek, Dendias: Jemi pro-liberalizimit të vizave, keni plotësuar të gjitha kriteret

Ministrja e jashtme kosovare, Gërvalla takim me homologun grek, Dendias: Jemi pro-liberalizimit të vizave, keni plotësuar të gjitha kriteret

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias dhe homologja kosovare Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një konferencë të përbashkët me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, tha se Greqia është pro-liberalizimit të vizave pasi sipas tij Kosova tashmë i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

Ai tha gjithashtu se Ballkani Perëndimor duhet të jetë Pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ne besojmë që Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ne jemi po ashtu pro-liberalizimit të vizave për juve sepse ju keni përmbushur kriteret. Ne jemi këtu që të ju ndihmojmë edhe në fushën e sundimit të ligjit. Është e qartë se ne mbështesim fuqishëm vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që mes palëve të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme”, tha Dendias

Gjatë konferencës, ministrja e jashtme Kosovare, Gërvalla u shpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Greqinë është një kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan.

Ajo e “thumboi” duke thënë se Greqia ende e dhe pavarësinë e Kosovës në një këndvështrim tjetër, duke shtuat se me Greqinë dhe vendet e tjera në BE, Kosova do të vazhdojë intensivisht dialogun, rreth kësaj çështje.

“Njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit tonë nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Greqinë e konsiderojmë si një kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan. Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë që të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin. Por, duke pasur parasysh faktin se Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër ne riafirmojmë se me Greqinë dhe me partnerët tjerë të BE-së do të vazhdojmë intensivisht dialogun edhe rreth kësaj çështje”, tha Gërvalla.


Lajmi kryesor:

Ministri i Jashtëm grek: Greqia përkrah liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë - Serbi! Do të shihemi sërish në Prishtinë (VIDEO)


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?