Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Lefter Gështenja vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë nuk duhet të konsiderohet si sukses i qeverisë. I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, faktin që Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës e cilësoi si të zakonshëm duke përmendur edhe raste të tjera kur sekretarët amerikanë kanë takuar vetëm përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv.
“Nuk është hera e parë, edhe nga paraardhësit e tjerë ka pasur raste që nuk është takuar opozita. Vizita ka qenë e rëndësishme sepse ata kërkojnë rritjen e presionit kundër krimit dhe korrupsionit, kërkon mbështetjen e institucioneve të drejtësisë. Mjafton t’u referohemi raporteve të SHBA, Shqipëria në vitet 2015-2016 Shqipëria ishte vend lider në kultivimin e kanabisit. Shqipëria ka qenë vend kryesor tranzit, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kjo është një ndër arsyet pse SHBA-të, kërkojnë të rikthehet demokracia sepse vendi po rrëshket në autokraci. Shqiptarët tashmë e dinë se kush është kryeministri, gjuha e përdorur është diplomatike. Nuk është normale që kjo vizitë të shitet si sukses i kësaj mazhorance”- u shpreh Gështenja.
Lajmi kryesor:
Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I 'theu hundët' Saliut, ngriti figurën e Ramës! Pas takimit me Dumanin do shohim nëse do ketë emra të tjerë ‘non-grata’
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklaratat e Bardhit: Nëse Berisha është kryetar i PD dhe kandidat për kryeministër në 2025, unë largohem nga politika (VIDEO)
2 Janar, 12:04
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës
1 Janar, 16:14
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
31 Dhjetor 2024, 19:42
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40