Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I 'theu hundët' Saliut, ngriti figurën e Ramës! Pas takimit me Dumanin do shohim nëse do ketë emra të tjerë ‘non-grata’

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë gjatë ditës së sotme, i jep edhe më shumë rëndësi Shqipërisë si faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Kështu u shprehën të ftuarit në studion e emisionit ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv.

Sa i takon mesazheve të Blinken për politikën e brendshme, avokati Spartak Ngjela tha se më i godituri nga kjo vizitë ka dalë Sali Berisha, i cili ka paditur Blinkenin për shpalljen non-grata nga SHBA-të në 2022-in.

“Më i godituri doli Saliu. E ka hedhur në gjyq Blinkenin për shpifje. Është turp kombëtar por e ka bërë, edhe ai i theu hundët sot. Mirë ia bëri, ai çfarë nuk ka thënë deri tani, jo nuk do vijë e gjëra të tilla. Ngriti figurën e Ramës, normale është në politikë. Pse e ngriti? Për të goditur Saliun. Kjo është politika”- u shpreh Ngjela.

Sipas Ngjelës, një vizitë e tillë tregon se shqiptarët janë faktor shumë i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, ndërkohë që kanë përballë Serbinë që ndikohet nga Rusia.

“Ata pa botën shqiptare kanë defekt shumë të madh politik për të ardhmen. E kemi faktin, na ka dhënë një shtet të dytë, Kosovën. E ka njohur si shtet dhe po e përkrah. Interesi i SHBA është se ne jemi këtu në një botë sllave por nuk jemi sllavë dhe është zonë e konkurrencës së lartë mes Uashingtonit dhe Moskës. Ata që kanë parë ëndrra me Moskën të zgjodhën nesër në mëngjes”- tha avokati.

Më tej, avokati shtoi se takimi i Blinken me kryetarin e SPAK, Altin Dumani do të thotë se do të vijojë reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit.

"Takimi me kryetarin e SPAK na jep të kuptojmë se ata do vazhdojnë reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Duhet të shohim nëse ka sjellë emra të rinj non-grata”- nënvizoi Ngjela ndër të tjera.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja tha se vizita e Blinken nuk duhet parë si një sukes i qeverisë dhe se vlerësimet e tij për Ramën ishin të një gjuhe diplomatike.  

"Shqiptarët tashmë e dinë se kush është kryeministri, gjuha e përdorur është diplomatike.  Nuk është normale që kjo vizitë të shitet si sukses i kësaj mazhorance”- tha Gështenja.

Për analistin Ergys Mërtiri marrëdhënia e Blinken me Ramën gjatë takimit që patën te Piramida dhe më vonë në konferencë tregoi se SHBA-të shohin mazhorancën si partnere dhe jo opozitën për shkak se nuk e shohin si alternativë qeverisëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Mërtiri: Marrëdhënia e Blinken me Ramën tregon se ai e sheh mazhorancën si partnere të SHBA, sepse opozita s’është alternativë qeverisëse

 

Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv tha se marrëdhënia që sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken shfaqi me kryeministrin Edi Rama tregon se ai ka partner qeverinë.

Sipas Mërtirit, Blinken nuk gjen dot partner në kahun tjetër për shkak se opozita aktuale nuk shihet si alternativë qeverisëse nga qytetarët shqiptarë.

“Ajo që mund të nxjerrim nga marrëdhënia e shfaqur mes Ramës dhe Blinken është se ai dëshmon se partner ka qeverinë. Nuk ka partneritet në opozitë sepse nuk është alternativë qeverisëse. Natyrisht që e ka partner qeverinë por nuk gjen partner në krahun tjetër se nuk ka një opozitë që mund të marrë pushtetin në të ardhmen”- u shpreh Mërtiri.

Ora 22:22
‘SPAK-ut i doli ‘frika’, do të godasë edhe mazhorancën’, ish-prokurori: Vizita e Blinken ishte nxitje për vijimin e Reformës në Drejtësi

 

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço analizoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe domethënien e takimit me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Beci tha se SHBA kërkon të nxisë SPAK-un për të vijuar punën në goditjen e anëtarëve të krimit të organizuar dhe zyrtarëve të korruptuar.

“Sa i përket nxitjes që duan të japin për investimin e tyre është normale. Duan të bëjnë gjithçka që të ketë një nxitje të kësaj reforme. U kujdes që në takim të ishte edhe GJK. Për t’i treguar shqiptarëve se reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK-u.  Blinken qe i qartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe çuarja përballë drejtësisë e personave të krimit të organizuar ishte nxitje e drejtëpërdrejtë për të cuar para drejtësisë edhe zyrtarët e korruptuar”- u shpreh ai.

Sipas ish-prokurorit, pas vizitës së Blinken, do të ketë shumë dosje të nxehta dhe SPAK mund të godasë edhe mazhorancën.

“Besoj se do ketë shumë dosje të nxehta sepse me vizitën e sotme të Blinken, SPAK-ut i doli frika dhe do të godasë mazhorancën”- shtoi Beci.

Ora 21:58
Gështenja: Vizita e Blinken s'duhet të shitet si sukses i qeverisë! Nuk është hera e parë që një sekretar amerikan nuk takon opozitën

 

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Lefter Gështenja vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë nuk duhet të konsiderohet si sukses i qeverisë. I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, faktin që Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës e cilësoi si të zakonshëm duke përmendur edhe raste të tjera kur sekretarët amerikanë kanë takuar vetëm përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv.

“Nuk është hera e parë, edhe nga paraardhësit e tjerë ka pasur raste që nuk është takuar opozita. Vizita ka qenë e rëndësishme sepse ata kërkojnë rritjen e presionit kundër krimit dhe korrupsionit, kërkon mbështetjen e institucioneve të drejtësisë. Mjafton t’u referohemi raporteve të SHBA, Shqipëria në vitet 2015-2016 Shqipëria ishte vend lider në kultivimin e kanabisit. Shqipëria ka qenë vend kryesor tranzit, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kjo është një ndër arsyet pse SHBA-të, kërkojnë të rikthehet demokracia sepse vendi po rrëshket në autokraci. Shqiptarët tashmë e dinë se kush është kryeministri, gjuha e përdorur është diplomatike.  Nuk është normale që kjo vizitë të shitet si sukses i kësaj mazhorance”- u shpreh Gështenja.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 16/02/2024 14:38

    FORCA EDI RAMA STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE

    Përgjigju
  • eri: 16/02/2024 08:15

    kujdes..amerika po te beri qejfin...te fut gishtin blinke jo me kot tha eshte kohe te rinjte te marin vendin ne dore.. kjo eshte per tu vleresuar

    Përgjigju
  • Besi: 16/02/2024 07:31

    inceneratoret jane nje problem qe duhet perballur dhe zgjidhur qe te prodhojne energji green dhe jo te humben ato investime te rendesishme duke i lene punet ne mes sic jemi mesuar te bejme ne 30 vite sepse eshte e mundur te gjenden fultra teknologjik pastrimi te ajrit per shfrytezimin e kesaj energjie kombustimi ne termocentrale me fuqi te caktuar prodhimi mjafton te ndjekim objektivat e BE per energjine e paster dhe ricikluar

    Përgjigju
  • Ben: 16/02/2024 06:05

    Tamam reagim tipik albanes,reagimi Ngjeles.I theu turinjte Sales-thote Taku.O Spartak,o milet,amerika nuk ben politike me inate,dhe nuk vjen ai per te thyer turinjte e shkaperthyer te Sales.M'duket se shume njerez,perveç analisteve te Sales,nuk e kuptojne qe Sala dhe Pd-ja kane vdekur politikisht.Harxhoni kohe kot qe merreni me Salen dhe budallalliqet e tij dhe te analistave te tij.Kur degjojme keto,nuk arrisim te kuptojme nivelin e ulet fare te mendimit politik qe ka opozita. Ne Shqiperi,do jete i vetmi vend ne bote,duhet me kerku me gjet opozite,njerez intelektuale me e bo opoziten,se me keto qe janë,merre me long se mishi maroi.

    Përgjigju
  • Ben: 16/02/2024 05:47

    O zot çfare opozite ka ne Shqipni.Eshte shume problem,nivel fshataresk.Duhet me gjet njerez normal qe te bejne opozite,sepse nga keto qe jane degjon thagma,keto nuk e kane idene se çfare duhet te bejne,se,si.Jane mizerabel fare,nga Sala,Luli,Muli etj.Sajojne disa opinione,visione,pergjigje,mendime politike,kot fare,nivel idiotesh. Nuk i kuptoj keto opozitare.

    Përgjigju
  • Analisti: 15/02/2024 23:22

    Çfare takimi me Dumanin mor palaço i alkolizuar? 2min ne rruge e takoi.

    Përgjigju
  • Mohammad: 15/02/2024 22:48

    I eshte dorezuar ambasades amerikane lista e personale non grada. Eshte me dy shifra ????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale