Getinjo vesh bluzën me logon e UÇK brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova: Jam krenar, nuk më vjen turp

Getinjo vesh bluzën me logon e  UÇK brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova: Jam krenar, nuk më vjen turp

Getinjo brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova

Këngëtari i njohur për publikun, Getinjo ka veshur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova një bluzë ku ishte qëndisur UÇK. Më parë, një bluzë të tillë e kishte veshur Artan Thaqi. Reperi Getinjo ka bërë shpesh deklarata që janë pritur nga komente të shumta jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, por kësaj rradhe ai tha se nuk i intereson nëse dikush nuk e pëlqen zgjedhjen e tij.

Ai ka thënë se zgjedhjet e tij, jo vetëm në këtë rast buron nga ndjesi të sinqerta dhe nuk janë kurrë të ekzagjëruar. Siç është edhe rasti i fundit, puthja me konkurrenten e shtëpisë së BBVK, Vivianën. Ai ka reaguar edhe për këtë teme duke thënë se ndihej mirë dhe ajo i kuptonte shakatë e saj, duke theksuar se puthja që shkëmbeu me të ishte një puthje me ndjenjë.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Tek Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra