Në rrjet u përfol se reperi i famshëm Getinjo dhe e partnerja e tij Vivien ishin në pritje të ëmbël. Flitej se dyshja po shkëputej nga rrjetet sociale për të shijuar në privatësi pritjen e ëmbël, mirëpo vetë Vivi i ka mohuar sot këto zëra.
Në një prononcim për “Prive”, ajo ka thënë se nuk është shtatzënë.
“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”- është shprehur ish-konkurrentja e “BBVK”.
Pavarësisht lajmeve për ndarjen apo shtatzënisë, reperi dhe Vivien po shijojnë dashurinë e tyre. Vivien dhe Getinjo janë njohur në Big Brother Kosova.