Një tjetër çift në ‘Big Brother VIP Kosova’, dy banorët shfaqen në momente intime

Një tjetër çift në ‘Big Brother VIP Kosova’, dy banorët shfaqen në momente intime

Big Brother Vip Kosova

Pas çiftit që u formua në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, midis  Getinjos dhe Vivien, tashmë është krijuar një tjetër çift. Një marrëdhënie e re duket se po lind midis Andit dhe Gresës, banorëve të tjerë të spektaklit.

Duke folur për raportin e tyre në spektaklin e fundit ata shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme ata shkëmbyen edhe një puthje me njëri-tjetrin.

Është modelja ajo që në pamjet e para shihet të ketë bërë hapin e parë duke i dhuruar një puthje në buzë Andit. Të dy janë të shtrirë bashkë në shtrat ndërsa ndajnë momentin intime për herë të parë.

Andi dhe Gresa janë çifti i dytë i këtij formati pas Getinjos dhe Vivien. Këta dy të fundit kanë pasur momente zënkash dhe debatesh me njëri-tjetrin, por mbetet për t’u parë se si do vazhdojë marrëdhënia që sapo kanë krijuar.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'