Reperi i njohur Getoar Selimi mësohet të jetë shtruar në një spital të Prishtinës për shkak të dhimbjeve të forta të barkut.

Sipas mediave kosovare Geti gjendej me moderatoren e Prive, Liberta Spahiu, nëna e tij Liberiani dhe 3 persona të tjerë.

“Pasi qëndroj për rreth 15 minuta në spital, Geti dhe shoqëruesit e tij u drejtuan për një spital tjetër për të kërkuar ndihmë”,- janë shprehur burimet për mediat kosovare.

 Por më pas po sipas mediave kosovare është njoftuar se reperi është në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpinë e tij si dhe pritet t’i kthehet sa më shpejt punës, për të realizuar produksione të reja muzikore. 


getoar selimi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)