Kryeministri Edi Rama ka sjellë në kujtesë momente nga qershori i vitit 1999, në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Përmes një serie fotosh të publikuara në rrjetet sociale, Rama ka kujtuar ditët që shënuan fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës, duke i shoqëruar imazhet me mesazhin e shkurtër: “Gëzuar 27 vjetorin - Ditën e Çlirimit".
Fotot e publikuara rikthejnë në vëmendje një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, kur hyrja e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 i dha fund luftës dhe hapi rrugën për kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Lajmi kryesor:
Shqipëria uron Kosovën në 27-vjetorin e Çlirimit, Begaj: Liria erdhi me sakrificë, Hoxha: Ruajeni për brezat që vijnë









