Shqiptarët festojnë sot 112 vjetorin e Pavarësisë, ditëne Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit në Vlorë që u mbajt paraditen e sotme ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krah kryeministrit Edi Rama, presidentit Begaj dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Ndërsa në Tiranë për të dytin vit do të organizohet parada e shqiptarëve një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm Tashm flamujt kombëtar kanë zbukuruar Bulevardin “Dëshmorët e Kombëtar”.Kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend por dhe mbarë vendin.
Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Ndërsa aktivitete kulturore e përkujtimore do të ketë edhe në qytete të tjera të vendit.
Sot përcillen dhe mesazhet e urimit nga krerët e shtetit dhe drejtuesit e politikës. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcjellë urimin për shqiptarët përmes një video të këngës “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj shoqëruar me koreografinë e disa fëmijëve valltarë.
Festa në Tiranë
Fillimisht paradën do ta hapin shqiptarët e Nju Jork dhe do ta mbyllin ato të Tiranës. Prezencën e tyre e kanë konfirmuar edhe Prishtina dhe Malisheva.
“Parada kuqezi” nis nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe do të përshkojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”. Më pas do të mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e parashikuar në orën 13:40.
Paralelsiht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve, që do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës së Gjelbër, “Festivali i Artizanatit dhe Qeramikës”
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, nga njëra anë sepse iu dha fund sundimit gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor. Ndërkohë 112 vjetori i Pavarësisë e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë për anëtarësimin drejt BE-së.
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Vlorë tek sheshi i Flamurit teksa u mbajt Ceremonia e ngritjes së Flamurit. Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.
Për gazetarët Vlora uroi festën e pavarësisë, teksa theksoi se ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912, e së fundmi uron që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë.
'112 vite, është si të ishte viti I parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të jepja një urim për Shqipërinë. E kaluara është e kaluar por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!'
Edi Rama dhe Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, Rama së bashku me kryeministrin e Kosovës, bisedojnë me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.
Fillon ceremonia e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës.
Në këtë ceremoni marrin kryeministri Rama, krah kryeministrit Albin Kurti si dhe krerët e shtetit Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Ndërkohë që pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ceremonia po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë.
Policia e Shtetit ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në 112 vite shtet të pavarur, policia ka qenë një faktor i rëndësishëm shtetndërtues.
Policia shton se ky 28 nëntor na gjen krenar dhe më të vetëdijshëm se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor.
Së fundmi shton se shteti, policia dhe qytetarët janë një simbiozë ekzistenciale për të ardhmen e kombit.
“…Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të, luftojmë ne.”
Përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, Policia e Shtetit ka qenë kontribuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.
Koha ka rrjedhur, vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të Policisë së Shtetit. Puna dhe sakrifica e tyre dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë.
28 e 29 Nëntori na gjen krenarë për sa kemi bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma më cilësor.
Shteti, Policia dhe qytetarët janë simbioza ekzistenciale për të ardhmen e dëshiruar në vendin tonë.
Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar festat e Nëntorit!', uron Policia e Shtetit.
Kreu i PL-së Ilir Meta nga burgi i Fierit ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Meta e quan 28 nëntorin, festën e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.
Meta shton se kjo festë i bashkon të gjithë shqiptarët të luftojnë kundër çdo pushtuesi apo kolonizatori të vjetër apo të ri.
'Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!
Urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!
Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë na fton të gjithëve të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial kundër çdo pushtuesi dhe kolonizatori të vjetër apo të ri, në mënyrë që Flamuri Kuqezi me shqiponjën dykrenare, simboli ynë i shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i pacënuar, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit.
Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar!
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ata ndodhen!'
Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët Ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar si datën më të rëndësishme të identitetit kombëtar.
Ai shprehet se momentet historike janë të lidhura me këtë ditë, si ngritjen e flamurit nga Skënderbeu, Shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.
Basha shton se 28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për përgjegjësitë kombëtare, duke shprehur nderim për ata që sakrifikuan për liri dhe bashkim kombëtar.
'Urime 28 Nëntorin, datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar!
Prej ngritjes së dykrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë, te Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Bej Vlora në Vlorë e deri te ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit në Prekaz, janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë datë.
28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara.
Nderim përjetë dhe lavdi të gjithë atyre që u flijuan për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar!', uron Basha.
Vlora, qyteti ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë, po bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv sheshi i Flamurit është veshur me ngjyrat kuq e zi.
Per fate te keq viten po ikun por as nje gja per terezi ska shteti.
PërgjigjuDita e pavarësisë duhet të shpallet dika kur te perendoje klani Berisha.
PërgjigjuPo per 29 Nentorin ,a do te kete ndonje parade? JO? Ah,po ,e kuptova pak me vonese.Shqiperia nuk eshte pushtuar asnjehere,kane qene kalimtare,transit nga veriu ne juge,nga perendimi ne juge-juglindje.Ne SHQIPERI? Po,ka patur lufte,por ka qene lufte civile e organizuan nga komunistet ben udhehequr e Jugosllaveve.A kish pushtues? Joooo.Ata ishin forca qe kerkoni themelimin e BE.Ndaj sot ne Tirane duhet nje shesh me emrin Adolf Hitler dhe ne Durres duhet sheshi shetitore Benito Musolini.Ata donin Shqiperine ne BE.Por che besh.." .komunistet e poshter" e sabotuar.Ndaj nuk ka pervjetor clirimi.Ishte " lufte civile" mes forcave pro europiane dhe komunisteve antieuropiane".Keshtu duhet pare e shkruar Historia.
Përgjigju