Për Sampdoria-Napoli, 1-0 ,të datës 16 maj pati një tentativë trukimi. Ka qenë vetë Gianelo, ish-portieri i Napolit, ai që ua ka rrëfyer këtë prokurorëve napolitanë, të cilët i kanë shpjeguar se ishte nën hetim për tentativë manipulimi të ndeshjeve në mënyrë që të vinte bast.

“Ua kërkova shokëve të mi të skuadrës, por nuk pranuan”. I pyetur në lidhje me ndeshjen Lecce-Napoli, 2-1, të datës 8 maj 2011, për kërkesat për informacion që i janë bërë nga të hetuarit Justi dhe Cosato, Gianello rrëfen se ka thënë gjithmonë se impenjimi i Napolit do ishte maksimal. Mirëpo pasi e kanë detyruar të dëgjojë telefonatat e para, ka pranuar:

“E kuptoj që domethënia e bisedave të përgjuara del tërësisht e kundërt nga ato që unë kam thënë”. Napoli humbi dhe De Laurentis u nervozua. Rrëfimi ka vazhduar mes kontestimesh, pranimesh dhe hapash mbrapa sapo prokurorët e kanë detyruar të dëgjojë përgjimet telefonike. Për sa i përket informacioneve të kërkuara për Brescia-Catania nga Silvio Justi, i cili kërkonte lajme nëpërmjet “Dhëmbit”, ish-shoku i skuadrës së Gianelos, Giuseppe Maskara, por edhe për ndeshjen Bolonja-Parma, flitet për 9 dhe 11 “bukuroshe”.

Gianielo shpjegon: “Sipas vlerësimit tim personal, mund të them se 9 lojtarë nga 11 të të dyja skuadrave mund të ishin dakord me barazimin”. Por deri në këtë moment ish-portieri i bardhekaltërve nuk ka pranuar asnjë trukim, derisa fillon të flasë për Sampdoria- Napoli, kur e kanë ndihmuar të kujtojë edhe përgjimet:

“Më kujtohet se Justi më paraqiti mundësinë që të kompensoja shokët e skuadrës që e pranuan kërkesën për t’ia falur fitoren Sampit me shuma parash. Iu drejtova Kanavaros dhe Gravës, askujt tjetër, por nuk pranuan”. Të dy lojtarët e Napolit, të cilët nuk e denoncuan këtë fakt, rrezikojnë të paktën një vit skualifikim, kurse shoqëria bardhekaltër, rrezikon skualifikimin nga garat evropiane për përgjegjësinë objektive për një sërë ndeshjesh, edhe pse Sampdoria- Napoli ka mbetur në tentativë.

Gianelo, në fund të seancës, ka pranuar: “Dua të saktësoj se ofertat për çështjet e basteve, kuotave, vënie bastesh on-line nga Anglia apo nga Austria filluan të më bëheshin në fillim të kampionatit të kaluar në 2009/2010-ën”. (rb/shqiptarja.com)