Vendimi i FIFA-s për të lejuar Kosovën që të zhvillojë ndeshje miqësore ka alarmuar më shumë se cilën do tjetër Shqipërinë dhe Zvicrën, pasi pritet që dy ekipet përfaqësuese të pësojnë shumë rrjedhje. Futbollistët kosovarë që luajnë me Shqipërinë dhe me Zvicrën përbëjnë boshtin e dy ekipeve duke paralajmëruar një prishje të ekuilibrave nëse yjet me origjinë kosovare do të vendosnin që të largoheshin për të mbrojtur ngjyrat e flamurit të tyre.
Por një gjëje të tillë nuk i trembet trajneri i ekipit përfaqësues të Shqipërisë, italiani Gianni De Biasi, i cili në një intervistë me telefon për televizionin ‘A1Report’ shprehet se asnjë kosovar nuk e braktis ekipin Kombëtar të Shqipërisë. “Nuk e di se si do të zgjidhet cështja e Kosovës. Ne ecim pa frikë në rrugën tonë, cështjen e largimeve të mundshme do ta vlerësojmë nëse në të vërtetë do të ketë dicka të tillë.
Por deri më tani asnjë lojtar nuk ka shprehur dëshirën që të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë për Kosovën” deklaron De Biasi. Deklaratat pritet që të nxisin edhe një debat mes dy shteteve, pasi Shqipëria ka ‘rrëmbyer’ afro 50 futbollistë nga Kosova duke i pajisur me pasaportë. I pari që u afrua në ekipin Kombëtar është portieri Arjan Beqaj, ndërsa i fundit që ka marrë pasaportën shqiptare është vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka.
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com