Gianni De Biasi: Jemi të parët me
Spanjën dhe Italinë, jam i kënaqu

Gianni De Biasi: Jemi të parët me<br />Spanjën dhe Italinë, jam i kënaqu
Trajneri De Biasi është shfaqur i lumtur pas ndeshjes me Maqedoninë. Tekniku italian u shpreh se kundërshtari ishte mjaft i fortë, ndërsa mbrëmë sipas tij luajti me 5 mbrojtës dhe ishte e vështirë për të depërtuar.
 
“Luanim ndaj një kundërshtari të vështirë dhe i gëzohemi kësaj fitore sepse jemi në vend të parë me Italinë dhe Spanjën.
 
Sigurisht një ndeshje që luhet dy herë nuk është diçka që ndodh shpesh. Duhej të nisnim sa më mirë këto 15 minuta.
 
Maqedonia mbrëmë ka luajtur me pesë mbrojtës, ndërsa gjithmonë luajnë me katër mbrojtës dhe ishte e vështirë për të depërtuar.

Sot nuk fjeta gjithë natën duke parë ndeshjen që bëmë për të kuptuar se si mund të luanim sot. Ndeshja ishte e çuditshme, sepse nuk është e lehtë të fitosh në 15 minuta intensitet”tha trajneri italian.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron