Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Xhani De Biasi në prag të ndeshjes me ekipin e Norvegjisë që do të zhvillohet në Oslo ka dalë në një konferencë për shtyp para mediave për të shpjeguar vendimet për grumbullimin e 25 futbollistëve, lënien jashtë ndeshjeve në Oslo dhe në Tiranë të Muzakës, Sukajt, por edhe largimi i Brahimit dhe Kabashit. Fillimisht italiani ka folur për futbollistët që ka grumbulluar. “Kam ftuar në kombëtare për këto dy ndeshje futbollistët që sipas mendimit tim janë më në formë për të zbritur në fushën e lojës. E di që vendimi la lënë edhe të pakënaqur, por unë jam mundur që të jem sa më objektiv” thotë De Biasi.
Por cfarë mendon italiani për kundërshtarin dhe cili është synimi i ndeshjes? “Të gjithë e njohim fuqinë e ekipit të Norvegjisë. Ata janë shtatlartë, të fortë fizikisht dhe me eksperiencë në këto kompeticione. Megjithatë ne nuk do të dorëzohemi, do të jampim maksimumin në fushën e lojës për të marrë një rezultat sa më pozitiv. Sigurisht që një barazim do të na kënaqte shumë për të qëndruar në lojë për objektivin në këto eleminatore. Më vjen mirë që trajneri Olsen e ka vlerësuar shumë ekipin kuqezi, pasi tha që janë si mushkonja të bezdisshme” deklaron De Biasi. Shanset për kualifikimin sipas teknikut do të vendosen pas dy ndeshjeve me nordikët.
Në fund të konferencës për mediat trajneri i ekipit kuqezi ka folur edhe për largimin nga ekipi kombëtar Brahimi dhe Kabashi që kanë zgjedhur të luajnë për Zvicrën dhe Italinë. “Kabashi dhe Brahimi janë futbollistë që akoma nuk i kishin treguar cilësitë e nevojshme për të qenë pjesë e kombëtares së parë. Me ekipet e moshave kanë bërë një punë të mirë dhe prisnim momentin e duhur për t’i grumbulluar, por nëse dikush kërkon t’i djegë etapat, atëherë do të mbetet vetë i djegur.
Kabashin e kisha shumë në konsideratë, por mendoj që është këshilluar keq për të marrë këtë vendim. Unë e kisha në konsideratë dhe shumë shpejt mund ta ftoja në ekipin e parë, por presioni për të luajtur me cdo kusht me kombëtaren e parë, ose në të kundërt do të largohem është një shenjë që tregon se nuk mund të shkosh shumë larg” përfundon konferencën për shtyp Italiani.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com