Gianni De Biasi shpall listën dhe
objektivat: S'kam frikë nga Serbia

Gianni De Biasi shpall listën dhe<br />objektivat: S'kam frikë nga Serbia
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve që ka ftuar për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve ndaj Serbisë dhe Armenisë.
 
Në fjalën e teknikut kuqezi ka zënë më shumë hapësirë ndeshja me Serbinë.
 
Tekniku italian ka deklaruar se nuk ka frikë nga Serbia dhe nga askush dhe do të zbresë në fushë për të marrë maksimumin për të korrigjuar gabimin në ndeshjen me Portugalinë.
 
“Ndeshja me Serbinë për ne është e rëndësishme vetëm për rezultatin dhe asgjë tjetër.
 
Kemi pak kohë në dispozicion, por do të shfrytëzojmë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet me Serbinë dhe Armeninë.
 
Të gjithë e presim ndeshjen me Serbinë, jemi të karikuar, pasi është e rëndësishme dhe decizive, për mua nuk ka rëndësi e kaluara, unë mendoj vetëm për të tashmen.
 
Nuk duhet që të përfshihemi nga euforia ndaj Serbisë, duhet të jemi të përqendruar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, pasi mund ta pësojmë si ndaj Portugalisë”tha ai.
 
Ndërsa përsa i përket listës dhe rikthimit të Alban Mehës, tekniku deklaroi se “Rikthimi i Mehës është bërë, pasi po kalon një periudhë shumë të mirë dhe është gati për të dhënë maksimumin.
 
Në fushë do të zbresin ata që janë më të mirë fizikisht. Duhet të jemi inteligjentë ndaj Serbisë në fushë, ndërsa përsa i përket tifozëve mund të them se nuk jam ‘edukator’ i turmës, por vetëm trajner’ tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit