Gianni De Biasi: Italia s'duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë, Spalletti e di këtë

Gianni De Biasi: Italia s'duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë, Spalletti e di këtë

Gianni De Biasi

Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë foli për 'La Gazzetta dello Sport' në lidhje me ndeshjen Itali - Shqipëri që do luhet më 15 qershor në ndeshjen debutuese për dy ekipet në Euro 2024.

De Biasi që e njeh mirë Shqipërinë pasi i kualifikoi në “Euro 2016”, iu ka bërë me dije italianëve se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar.

"Shqipëria fitoi me rezultat 3-1 ndaj Azerbajxhanit, por ishte ndeshje miqësore. Më pëlqeu si Shqipëria vinte në sulm nga pas.

Pse duhet të frikësohet Italia? Në mesfushë Asllani dhe Ramadani e dinë mënyrën si ta rinisin aksionin. Qendërsulmuesi Broja është fizik dhe mund të shpërthejë në çdo mundësi të vogël. Asani dhe Seferi garantojnë imagjinatë nga jashtë.

Pastaj jepni vëmendje tifozëve, të shtunën në Dortmund do të jenë mijëra shqiptarë të entuziazmuar.

Dobësitë? Nuk e di se çfarë taktika do të përdorë Sylvinho, nëse do të vendos të sulmojë ose të pres. Në përgjithësi, Shqipëria e tij luan në mënyrë proaktive. Sylvinho ka pasur trajner të mirë, për shembull ka punuar me Roberto Mancinin”, deklaroi ai për "Gazzetta dello Sport".

“Nuk e shoh se kjo mund të jetë avantazh për ne. Shqipëria është kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar, por Spalletti e di më mirë. Jemi favorit me të drejtë”, tha italiani De Biasi.

Përballja mes Italisë dhe Shqipërisë zhvillohet të shtunën duke nisur nga ora 21:00.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen