Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi ka dalë në konferencë për shtyp përballë gazetareve për të treguar planet e tij për dy ndeshjet zyrtare me Qipron dhe Zvicrën.

Këto takime shumë të rëndësishme të kuqezijëve tanë do të zhvillohen për Eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2014, me Qipron në Tiranë më datë 7 shtator 2012 dhe Zvicrën në Luzern më datë 11 shtator 2012.

Në përgjithësi trajenri De Biasi është përqëndruar tek ndeshja e parë me Qirpon duke bërë thirrje për një kujdes të vecantë përballë kësaj skuadre me shumë rritje e pretendime në kohët e fundit. Italiani i stolit tonë ka theksuar "Ata vrapojnë shumë, janë agresive dhe skuadër që luan shumë mirë jashtë fushës së saj. Ka vënë ne vështirësi edhe kombëtare të njohura si Italia"

Pyetjeve për përgatitjet dhe mënyrën e lojes së skuadrës sonë trajneri i është përgjigjur se ka përzgjedhur ata që janë më në formë dhe që mund ti pergjigjen planeve të tij për taktikën e lojës përballë kundërshtarit të radhës.

(d.b/shqiptarja.com)