Gigi Hadid, stilistja më e re e 
markës së njohur Tommy Hilfige

Gigi Hadid, stilistja më e re e <br />markës së njohur Tommy Hilfige
Karriera e Gigi Hadid në fushën e modelingut sa vjen e fuqizohet, sot më shumë se kurrë, pasi modelja po punon për të krijuar koleksionin e saj të parë për Tommy Hilfiger. 20-vjeçarja është shpallur si ambasadorja e markës Tommy Hilfiger dhe do ta fillojë bashkëpunimin me veshje dhe aksesorë sportivë për femra.

Bjondja bukuroshja do të ketë edhe parfumin e saj për sezonin vjeshtë-dimër 2016. Hadid e ka konsideruar si ëndërr të bërë realitet një bashkëpunim me rëndësi kaq madhore.

“Unë e kam dashur gjithnjë markën e tij [Tommy Hilfiger]”, ka thënë Gigi, ndërsa u shpreh shumë e emocionuar për të dhënë prekjen e stilit të saj në koleksionet e ardhshme të markës.
gigi hadid
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare