Mesfushori i talentuar i ekipit të Flamurtarit, Gilman Lika pas fitimit të Kupës së Shqipërisë përballë ekipit të Kukësit ka folur për Shqiptarja.com për pjesëmarrjen në Evropë, ofertat, edicionin tjetër, por edhe kombëtaren. Shkodranit i ka mbaruar kontrata me ekipin e Flamurtarit, pasi nuk parashikonte pjesëmarrjen për kupat e Evropës, por Gilman Lika deklaron se dëshiron që të qëndrojë në Vlorë. “Në Vlorë ndihem shumë mirë, aq më tepër pas fitores së Kupës së Shqipërisë, një trofe tërësisht i merituar, pasi eliminuam gjatë rrugës, përfshirë edhe në finale ekipet më të mira të kampionatit.
Ende nuk kam folur me drejtuesit për kontratën, por besoj që për kupat e Evropës do të qëndroj në Vlorë, ndërsa për edicionin tjetër nuk kam vendosur asgjë, por dëshira është që të mos lëviz, pasi drejtuesit kanë një plan ambicioz. Megjithatë gjatë merkatos do të ulemi dhe do të bisedojmë për gjithçka. Nuk përjashtohej edhe mundësinë që të luaj në një kampionat jashtë vendit nëse do të kem një ofertë të mirë.
Do të vlerësoj gjithçka hap pas hapi me qetësi” shprehet ai. Vllaznia? “Nuk mund të them asgjë në lidhje me Vllazninë, pasi jam i përqendruar te Flamurtari. Gjendja në Shkodër është e pandryshuar dhe deri në momentin që ekipi të jetë në dorën e bashkisë nuk do besoj që mund të rikthehem. Nëse klubi do të privatizohet apo do ta rimarrin donatorë që të kenë edhe një plan të qartë atëherë do të mendoj nëse do të më bëhet ndonjë ofertë” vazhdon më tej mesfushori. Në fund, Lika ka folur edhe për listën e publikuar së fundmi nga trajneri italian Gianni De Biasi për ndeshjet miqësore që do të zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e kampionatit Europian, Francë 2016.
“Të tregohem i sinqertë, prisja që De Biasi të më ftonte për ndeshjet miqësore, pasi pas ndeshjes përballë ekipit të Kukësit më përgëzoi për paraqitjen e mirë që realizova, por nuk gjë e tillë nuk ndodhi. Megjithatë nuk jam i dëshpëruar, pasi unë nuk luaj futboll për të arritur kombëtaren. Dëshira ishte që të isha pjesë e listës të paktën për ndeshjet miqësore” përfundoi ai. Gilman Lika është në qendër të merkatos së kampionatit shqiptar, pasi dëshirohet edhe nga Partizani dhe Tirana, por pas fitimit të kupës, shkodrani është e sigurt që nuk lëviz nga Vlora.
/Shqiptarja.com