TIRANE - Skënderbeu vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjen e kthimit të Champions League përballë ekipit të Neftcit të Bakusë që do të zhvillohet në Korcë këtë javë. Një nga risitë e ekipit të Skënderbeut në këtë edicion të ndeshjeve të Champions League është padyshim shkodrani Gilman Lika, i cili është lejuar nga ekipi i Tiranës që të luajë me Skënderbeun për ndeshjet në Evropë. Në një prononcim, shkodrani shprehet se ndeshja e kthimit do të jetë akoma më e fortë se ajo në transfertë që u zhvillua në Baku pak ditë më parë.
“Ndeshja e Bakusë ishte padyshim shumë e mirë për ekipin e Skënderbeut, barazimi ishte rezultat i drejtë. Luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave në fushë duke treguar se mund të arrijmë shumë, pasi grupi është cilësor. Tashmë na pret akti i dytë që parashikohet të jetë akoma më i fortë, pasi Neftci vjen për të marrë kualifikimin me cdo kusht në Korcë. Shpresoj që fati në fund të na buzëqeshë ne, pasi luajmë përballë tifozerisë sonë dhe mbështetja do të jetë maksimale.
Kam besim që nëse do të përqendrohemi dhe jemi vigjilentë në fushë mund të surprizojmë Neftchin” shprehet Lika. Si e sheh Lika një përballje me Bate Borisov në turin e tretë? “Aktualisht në mendje kemi vetëm ndeshjen e kthimit me Neftchin, nëse kualifikohemi atëherë do të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e raundit të tretë” përfundon Lika. Skënderbeu nuk shihet pretendent për ndeshjen përballë azerëve, pasi kundërshtari është disa herë më i fortë, por korcarët kërkojnë mrekullinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com