Giorgia Meloni nuk ka kohë për pushim, nis punën për krijimin e qeverisë së re, merr urim nga Kryeministrja britanike

Një ditë pas shpalljes së fitores Giorgia Meloni nisi punën për të krijuar qeverinë e re që pritet që të drejtojë me ‘bekimin’ e Presidentit Mattarella. Meloni nuk do të ketë kohë të gëzojë fitoren që e solli partinë e saj nga shifra të mjerueshme 1.9% të votave në vitin 2013 në triumfin me 26% të votave të italianëve të hënën. Mediat vendase shkruajnë se Meloni ka zhvilluar edhe një telefonatë me Mario Draghin për të koordinuar punën për krijimin e qeverisë së re të Italisë. Bashkëthemeluesi i koalicionit ‘Vëllezërit e Italisë’ ka deklaruar se pret që qeveria e re të krijohet në kohë për të garantuar edhe nisjen e bisedimeve për ligjin e buxhetit. Meloni mori urime për fitoren nga Kryeministrja britanike Liz Truss. Në një postim në Tëitter, Truss,  vë në dukje se dy vendet janë aleate të ngushta.

“Urime Giorgia Meloni për suksesin e partisë së saj në zgjedhjet italiane. Duke mbështetur Ukrainën në adresimin e sfidave ekonomike globale, Britania e Madhe dhe Italia janë aleatë të ngushtë”, shkruan Truss.

Bashkimi Europian është shprehur skeptik për politikat që do të ndjekë Meloni në drejtimin e Italisë ndërsa ajo ka marrë urime vetëm nga partitë e djathta.

Që në sondazhet para zgjedhore aleanca e djathtë dilte kryesuese, kurse të dielën Fratelli d'Italia arriti të marrë më shumë vota, se partia Lega dhe Forza Italia së bashku, me një rezutat 26%. Giorgia Meloni e trembi dhe shqetësoi Bashkimin Evropian edhe pse gjatë fushatës bëri gjithçka për të bërë të pranueshme partinë, të cilës nuk i hiqet etiketa "postfashiste". Partia është organizata pasuese e lëvizjes, MSI, Movimento Sociale Italiano, e krijuar nga ish-funksionarë të diktatorit, Benito Musolini pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Në logon e partisë ndodhet simboli i zjarrit, që të kujton Musolinin dhe është një simbol për ultra të djathtët. Meloni është e njohur njohur edhe për kritikën e saj ndaj institucioneve në Bruksel. Kurse aleati i saj i Legas, Matteo Salvini shpreh hapur dyshimin për efektin e sanksioneve kundër Rusisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Fitorja e Giorgia Melonit, kush pritet të jetë pjesë e qeverisë së re?

Giorgia Meloni, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë "Vëllezërit e Italisë", është vendosur në qendër të vëmendjes që nga fitorja e saj në zgjedhjet, ku premtoi të qeverisë për të gjithë italianët.

Pyetja është se kush do t'i plotësojë vendet kyçe dhe nëse ata do të shkojnë te partitë e tjera të aleancës së saj të djathtë. Matteo Salvini dihet se mbulonte Ministrinë e  Brendshme. Kreu i Ligës së ekstremit të djathtë e kishte këtë detyrë në vitin 2019, kur ndaloi anijet e shpëtimit që të transportonin emigrantë të hynin në portet italiane.

Meloni gjithashtu ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj migrimit të parregullt, por raportet në Romë sugjerojnë se Salvini do të humbasë përsëri rolin e tij.

Mbështetja për Ligën e Salvinit ra në 8.8% të dielën, kështu që ai nuk është në gjendje të kërkojë poste të larta. Një ish-udhëheqës i Ligës, Roberto Maroni, ka sugjeruar madje se është koha që Salvini të largohet.

Giorgia Meloni do të bëhet kryeministrja e parë femër e vendit në fund të muajit të ardhshëm, në krye të qeverisë së saj më të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Disa vende evropiane kanë shprehur alarmin për fitoren e saj. Kryeministri holandez Mark Rutte tha se Italia ishte një shkak për shqetësim sepse partitë në koalicionin e saj  "kanë thënë dhe kanë bërë gjëra që duhet të na bëjnë vigjilentë", duke përmendur ekonominë si dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se shpresonte që një qeveri e Meloni të vazhdonte të ndjekë reformat ekonomike të iniciuara nga kryeministri në largim Mario Draghi, por se ai nuk kishte asnjë shqetësim për stabilitetin e eurozonës. 

"Një qeveri e Melonit do të gjykohej nga veprimet e saj", tha ai.

Një nga veprimet e saj të para që nga fitimi i zgjedhjeve me 26% të votave ishte të fliste me telefon me paraardhësin e saj, Mario Draghi, sipas raporteve të pakonfirmuara në mediat italiane.

Guido Crosetto, i cili bashkëthemeloi "Vëllezërit e Italisë" me Giorgia Meloni në 2012, këmbënguli se aleanca e krahut të djathtë do të respektonte të gjitha angazhimet e Italisë dhe se financat e saj publike ishin në duar të sigurta.

Edhe përpara se Italia të ketë një qeveri të re, ajo duhet të paraqesë një projekt-buxhet në Komisionin Evropian në mes të tetorit dhe Crosetto tha se shpresonte që qeveria e Draghi-t të punonte së bashku me administratën e re për të. Ai paralajmëroi gjithashtu se askush nuk do të gjejë punë në kabinetin e ri duke vendosur flamuj partie në karrige.

 “Qeveria Meloni do të ndërtohet duke zgjedhur burimet më të mira të Italisë”, tha ai për gazetën Il Messaggero .

Presidenti Sergio Mattarella pritet t'i kërkojë Melonit të formojë një qeveri në fund të tetorit, pasi partia e saj fitoi më shumë se një të katërtën e vendeve në parlamentin e ri. Së bashku me Ligën dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit, ata kontrollojnë mbi gjysmën e dhomës dhe Senatit.

K.T./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Analizë: 02/10/2022 18:16

    Mesa duket iku koha e emigranteve me varkë tani do bëhet merit-based emigration ose hic fare vetëm brenda unioni EU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet! Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë

Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet! Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë