Girona nxjerr jashtë Kupës së Mbretit Atleticon, Real e Sevilla në 1/4

 Girona nxjerr jashtë Kupës së Mbretit Atleticon, Real e Sevilla në 1/4

Atletico Madrid

Atletico Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8. Girona merr një barazim 3-3 në “Wanda Metropolitano” në ndeshjen e kthimit dhe kalon në çerekfinale. 1-1 kishte përfunduar ndeshja e parë dhe Girona kalon më tej falë rregullit të golit në fushën kundërshtare.

Nikola Kalinic kaloi Atleticon në avantazh por miqtë nga Katalunja e përmbysën me golat e Valery Fernandez dhe Christian Stuani duke marrë avantazhin kur kishte kaluar një orë lojë. Megjithatë djemtë e Diego Simeones nuk dorëzohen dhe radha për përmbysje rezultati u vjen atyre.

Në shifrat 3-2 për Atleticon rezultatin e dërgojnë Correa dhe Griezmann. Megjithatë Atleticos i prihen krahët dy minuta nga fundi kur Doumbia barazon për Gironan që kalon në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
Humbje pa dëme të mëdha pësoi Reali Madrid.

Los Blancos e kishin fituar 3-0 ndeshjen e parë të 1/8 ndaj Leganes. Mbrëmë Leganes mposhti Realin 1-0 me golin e Braithwaite por djemtë e Solarit kaluan më tej. Çerekfinalet e Kupës së Mbretit i arriti edhe Sevilla megjithëse u mund në “Ramon Sanchez Pizjuan” nga Bilbao 1-0. Andaluzianët e kishin fituar ndeshjen e parë 3-1.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë