Ish-futbollisti i Interit dhe Milanit ka folur për gjysmëfinalen e kthimit që këto dy skuadra do luajnë sonte në Champions League, duke i dhënë një përqindje të lartë kualifikimi në finale ‘djallit’ edhe pse në gjysmëfinalen e parë janë mposhtur 2-0. Vieri beson te befasitë e papritura dhe sjell në mendje derbin e vitit të kaluar ku Milan përmbysi Interin dhe në fund fitoi kampionatin.
"Milani ka 35% shanse për të përmbysur situatën. Sigurisht, Interi është në avantazh dhe ka fituar terren, por jemi në derbi, nuk dihet kurrë çfarë ndodh dhe si ndodh...
Kam qenë në fushë atë natë kur na masakruan 6-0 me Comandinin që sot nuk e mban mend kush... Por ishim të gjithë të befasuar para tv vjet kur në 5 minuta Giroud ktheu derbin dhe praktikisht i dha kampionatin Milanit.
Janë derbe, janë ndeshje që ndonjëherë nuk rrjedhin sipas fijes logjike. Mjafton një gol për të ndryshuar. Mbani mend Napolin që nuk arrinte të shënonte ndaj Milanit dhe pse tentonte. Të merr për poshtë, futbolli është i habitshëm...
Në karrierën time e di mjaft mirë se në ndeshje të caktuara disa gjëra mund të ndryshojnë totalisht. Efekti befasi.
Interi sot per sot është ekipi më në formë në Europë, logjikisht duhet të kalojë, por kujdes, e përsëris, derbi është derbi. Dhe edhe ky Milan që vjen pas dy humbjesh mund të befasojë,"-u shpreh Vieri për ‘Bobo TV’.
CAMELEON....
Përgjigju