TIRANE- Mungesa e relatorit të projektligjit, “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”, Armando Subashi ka shtyrë diskutimin në Komisionin e Ligjeve.

Sot pritej të përcaktoheshin kriteret për përzgjedhjen e gjyqtarëve për këtë gjykatë, për t’i dhënë sot “dorën e fundit” këtij projektligji, para se ti kalojë Kuvendit.

 Në mbledhjen e fundit të Komisionit të ligjeve u votua me konsesus propozimi i socialistëve për ngritjen e Kolegjit Administrativ, i cili do të shqyrtojë konfliktet e biznesit. Sipas propozimit të deputetëve të majtë, ky kolegj do të përbëhet nga 5 gjyqtarë dhe do të jetë strukturë e posaçme e Gjykatës së Lartë. Palët kanë rënë dakord që, në Gjykatën e Shkallës së Parë, rastet e konfliktit do të shqyrtohet nga vetëm një gjyqtar. Ndërsa, sa i takon mosmarrëveshjeve për kontratat, këto raste do të shqyrtohen nga një trupë prej 3 gjyqtarësh.
(jd/shqiptarja.com)