Gjërat bëhen serioze, Bradley
prezanton Irinën me të ëmën

Gjërat bëhen serioze, Bradley<br />prezanton Irinën me të ëmën
E di që gjërat janë serioze në momentin që takoni prindërit e njëri tjetrit apo jo?! Bradley Cooper duket se ka rënë 'kokë e këmbë' në dashuri, pasi ka prezantuar të dashurën e tij prej pak kohësh, modelen Irina Shayk, me të ëmën. Treshja ka kaluar një fundjavë romantike (?) në Atlantic City në New Jersey.

Aktori 40-vjeçar dhe ish- e dashura 29-vjeçare e Cristiano Ronaldos kanë ekspozuar trupat e tonifikuar në plazh, teksa shijonin shoqërinë e 'mami Glorias'. Burime për E! Ness mësohet se kanë thënë se 'Irina është shumë e lumtur për mënyrën se si po ecin gjërat me Bradley, e adhuron nënën e tij dhe shkojnë shumë mirë bashkë'.

"Irina shkon mirë me cilindo që e prezanton i dashuri i saj, prandaj dhe marrëdhënia e tyre është kaq e thjeshtë. Gloria, mamaja e Bradley, është gjithashtu shumë e komunikueshme dhe do vetëm që djali i saj të jetë i lumtur"- shton E! News.





Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

78/5
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi rrëzimin e vendimit të vendosjes së tij në regjimin '41 bis', GJKKO nuk pranon kërkesën për anëtarin e ‘Bandës së Babagjyshëve’, Fatmir Pjetri

Kërkoi rrëzimin e vendimit të vendosjes së tij në regjimin '41 bis', GJKKO nuk pranon kërkesën për anëtarin e ‘Bandës së Babagjyshëve’, Fatmir Pjetri