Gjakmarrja, 11 fëmijë drejt shkollës
pas ndërprerjes disavjeçare

Gjakmarrja, 11 fëmijë drejt shkollës<br />pas ndërprerjes disavjeçare
KRUJE- Gati 11 fëmijë të rinj të fshatrave në zonën e Krujës, Kurbinit Lindor dhe Tiranës Veri-Perëndimore, do të fillojnë studimet këtë vit shkollor pas një ndërprerje disavjeçare, pasi familjet e tyre kanë qenë në gjak. Njoftimin e bën vetë kreu i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar Gjin Marku, i cili po ashtu bën me dije se në 11 shtator, përfaqësuesit e veriut u takuan në Kukës, ndërkohë që ata të jugut u takuan në Lushnje në datën 13 shtator.

Kështu, 11 fëmijët e zonës së Benës nuk do të jenë të mbyllur në shtëpi duke mos vazhduar studimet e arsimit parauniversitar.  “Fëmijët nga familjet në hasmëri, nën kujdesin e grupeve tona të punës dhe në bashkëpunim me anëtarët e Shoqatës së pajtimit Bena, kanë mundësuar që në këtë zonë të mos ketë më gra e fëmijë të ngujuar”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Gjin Marku. Ndërkohë sot do të zhvillohet një tjetër takim në Zall Herr për të ndjekur vendimet e kongresit. Duhet që lënia e përgjegjësisë së vrasjes mbi fajtorin të bëhet penalisht, thuhet në njoftimin për shtyp të komitetit.


Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa