SHKODER- Ata janë fëmijë. Por nën tutelën e gjakmarrjes e urrejtjes rriten ndryshe. Sytë e tyre nuk shkëlqejnë si bashkëmoshatarët që dalin të lozin lirshëm, të shkojnë në shkollë. Ata janë ndryshe. Në fytyra nuk mund ta fshehin trishtimin e frikën, dhe nuk mund të rriten si fëmijët e tjerë. Janë emocione që i përjeton çdo ditë mësuese Liljana Luani, e cila shkon në shtëpitë e tyre për të mësuar atë që s’e marrin dot në shkollë. Jo se nuk duan, por nuk munden sepse mund të vriten nga gjaksi.
“Fatkeqësisht nuk rrisim një brez që ne kërkojmë për t'iu bashkuar Europës si një shtet i qytetëruar. Por kjo na pengon.”- tregon mësuesja e shkollës “Pashko Vasa” në Shkodër. Shkolla përfshin në territorin e saj banorë të vendosur në 20 vitet e fundit në qytetin e Shkodrës, familje që në mjaft raste janë përfshirë në konflikte të gjakmarrjes. Liljana mban mbi supe 31 vite punë si mësuese në shkollat 9-vjeçare të Shkodrës, dhe 17 vite në këtë shkollë. 52 vjeçarja di shumë për gjakmarrjen.
“Faktikisht Kanuni duhej të ishte me kohë në muze. Jo si sot, mjerisht”- thotë Liljana duke lëshuar dhe një pasthirmë dëshpëruese.
Që nga viti 2006 ajo punon individualisht, pa shpërblim, me fëmijë të ngujuar, sipas një grafiku lëvizjesh që i planifikon vetë, duke shkuar nëpër shtëpi ku ka fëmijë të ngujuar, kryesisht në zonat e thella. 52 vjeçarja udhëton e vetme çdo fundjavë drejt banesave me fëmijë të ngujuar. Aktualisht janë rreth 30 fëmijë në fshatrat Mazrek, Grudë, Vrakë e deri Curraj i Epërm, të gjithëve Liljana u shkon në shtëpi dhe u jep mësim.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com