Gjakmarrja kthehet në biznes  
200 mijë euro për një pajtim

Gjakmarrja kthehet në biznes  <br />200 mijë euro për një pajtim
TIRANE- Gjakmarrja po kthehet në biznes nga një pjesë e misonarëve të licencuar nga minsitria e Drejtësisë. Akuza vjen nga kreu i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, i cili kërkon ndërhyrjen e Qeverisë. “Miratimi i ligjit për ndërmjetësimin me licencë, i nxitur nga një grup sekserësh pranë avokatëve të lidhur me ministrinë e Drejtësisë, ka zhvilluar korrupsionin duke abandonuar pajtimin e thelluar hasmëritë mes familjeve që janë në konflikt. Ndërmjetësit e licensuar nga Ministria e Drejtësisë kërkojnë zyrtarisht shuma deri në 200.000 euro për një akt pajtimi, kur ai bëhet nga misionarët pa shpërblim e me vullnet të pastër midis palëve.

Misionarët e pajtimit nuk gjykojnë palët as dëmin, por pajtojnë në emër të jetës e të ardhmes midis dy familjeve. Veprimet korruptive të ndërmjetësve të licensuar e favorizojnë gjakderdhjen sepse shumica e familjeve në hasmëri nuk e përballojnë koston e caktuar për dëmin. Ata nuk kanë as mundësitë minimale të jetesës. Edhe në rastet kur është imponuar ky lloj pajtimi me para, apo kompensim, nuk ka qenë afatgjatë dhe është prishur duke sjellë akte tragjike të reja mes palëve. Ekspeditat e pajtimit kanë konstatuar se vrasjet janë me vetëgjyqësi  dhe nuk përputhen me nocionin gjakmarrje. Futja në kodin penal i termit gjakmarrje, në kundërshtim me opinionin e Komitetit të pajtimit Mbarëkombëtar, është vendim i gabuar i parlamentit që i shërben konsolidimit pa vend të këtij nocioni, pranon institucionin e gjakmarrjen nën mendësitë kanunore të deformuara. Gjakmarrja është nocion kanunor i papërshtatshëm me ligjet e kohës”, - ka deklaruar Gjin Marku.
 
 Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë