Gjakmarrja mes dy fiseve, vjen
nga Belgjika Erion Hasanbelli

Gjakmarrja mes dy fiseve, vjen<br />nga Belgjika Erion Hasanbelli
TIRANË - TIRANË - Ekstradohet i dënuari për vrasje për gjakmarrje. Interpol Tirana ka bërë të ditur se, mbrëmjen e djeshme Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës, ka krye ekstradimin nga Brukseli, Belgjikë drejt Shqipërisë të shqiptarit Erion (Mikel) Hasanbelli, 35 vjeç, nga Fieri.

erion hasanbelli

I ekstraduari i sotëm, bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga-n. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

geron hasanbelli
Në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas i dënuari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim