TIRANE - Gjashtë mijë persona kanë humbur jetën në vendin tonë si shkak i gjakmarrjes në 22 vitet e fundit. Ndër ta ka pasur gra dhe fëmijë. Po gjatë këtyre vite 10 mijë familje janë ngujuar për shkak të këtij fenomeni. Numri me i madh i familjeve të ngujuara është në veri të vendit, ku numrin më të lartë e ka qarku i Shkodrës, me 39 familje.
Shifra këto që janë bërë publike dje pas një studimi të realizuar nga Avokati i Popullit. Studim ky që është i pari në Shqipëri i këtij lloji. Institucioni i Avokatit të Popullit në draftin që ka prezantuar për fenomenet që ka sfiduar çdo qeveri Shqiptare, përmban edhe disa rekomandime për të parandaluar gjakmarrjen.
Në raport tregohet edhe sa të ngujuar janë aktualisht. “Janë aktualisht të ngujuar në Shkodër 93 meshkuj dhe 23 fëmijë, në Kukës 16 meshkuj, 6 femra dhe 7 fëmijë, janë të ngujuar në Lezhë 4 meshkuj, janë të ngujuar në Krujë 1 mashkull, 3 fëmijë dhe një femër”, shkruhet në draftraporin e Avokatit të Popullit.
Pjesa me e madhe e vrasjeve rezultojnë të jenë kryer në kryeqytet, gjatë kohës që personat në gjakmarrje kishin tentuar të fshiheshin. Në Tiranë ka pasur rreth 23.6% të të vrarëve, pastaj Shkodra me 17.6 % të të vrarëve. Ndërsa viktimat e gjakmarrjes ose hakmarrjes janë kryesisht të moshës 21 deri në 37 vjeç, me 47% të të vrarve.
Vrasjet e te miturve zënë 0.1% ndërsa të të moshuarve 0.4%. Ne raportin e gjakmarrjes bie në sy edhe se 99% e autoreve janë me arsim të ulët ose me shkollë të mesme. “Arsimi i autorëve të krimit është 1% me arsim të lartë, 35 % me arsim të mesëm, 25 % me arsim tetëvjecar, 39 % me arsim fillor ose të pa arsimuar” thuhet në raport.
Ndërsa përsa i takon statusit 54% e autorëve kanë qenë të martuar. “Statusi civil i autorëve të krimit është 56 % e autorëve kanë qenë të martuar me 1-3 fëmijë dhe 45 % e tyre kanë qenë të pamartuar” shkruhet aty. Nga autorët e krimit vetëm 1 % e tyre kanë patur armë me leje dhe 99 % e autorëve të krimit i kanë patur armët pa leje duke i blerë apo huazuar nga të afërm apo miq të tyre.
Në rastet e armëmbajtjeve me leje arsyeja e pajisjes ka qenë për gjueti, si dhe për shkak të detyrës në organet e e rendit. Sipas avokatit të Popullit numri i familjeve që kanë hyrë në hasmëri apo në gjakmarrje ka ardhur në rënie, por fenomeni mbetet ende shumë shqetësues.
Po sipas draftit mosmiratimi nga Këshilli i Ministrave i tre akteve nënligjore të parashikuara në dispozitat e ligji nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”,ka ndikuar në mosvënien në zbatim të ligjit në fjalë.
“Ndërkohë jemi të mendimit se kjo neglizhencë e Këshillit të Ministrive për të nxjerrë aktet nënligjore ka ndikuar negativisht në rritjen e efektivitetit të punës ndaj fenomenit të gjakmarrjes” thuhet në draft.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com