Dramë në ndeshjen e Europa League mes Sturm Graz dhe AEK Larnaca. Miqtë po fitonin 0:2 kur në minutën e 80 u ndërpre takimi, pasi arbitri anësor u godit me sende të forta nga një tifoz.
Arbitri mori një goditje në kokë dhe për rrjedhojë u shtri në fushë i gjakosur. Incidenti solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Për skuadrën austriake të Sturm pritet një dënim i rëndë nga UEFA.
Komento