Mbappe i gjakosur dhe me vetullën e çarë

Alvaro Arbeloa nisi një sulm të furishëm ndaj gjyqtarëve pasi Real Madridit iu mohua ajo që ai e konsideron si një penallti të pastër në barazimin 1-1 me Gironën. Trajneri i madrilenëve foli gjithashtu për ndërhyrjet në lidhje me Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr, ndërsa  humbën më shumë pikë në garën për titullin kampion.

Ai u pa i nervozuar që nuk u dha penallti për Mbappe, i cili përfundoi i gjakosur pas goditjes me bërryl nga Vitor Reis. Sipas tij, ndeshja nuk u fitua për mungesë saktësie, por beson te përmbysja në Mynih.

"Arbitrimi dhe rasti i Mbappe? Për mua ndaj Mbappe ishte penallti këtu dhe në Hënë, madje mungon edhe një tjetër. Edhe një javë më shumë, kjo është ajo që kemi dhe kaq.

Pse nuk ndërhyri VAR? Askush nuk e kupton, ndërhyn kur i leverdis. Është një aksion shumë i qartë. Këtë javë, ashtu si në Mallorca, e njëjta histori.

Ekipi? Nuk ishte ndeshja më e mirë, por duhej të fitonim me rastet e krijuara dhe fare pak rreziqe që lejuam për kundërshtarin.

Përmbysja në Champions? Duhet të përmirësojmë disa gjëra dhe të shkojmë në Gjermani për të fituar. Dua që lojtarët e mi të besojnë te përmbysja ndaj Bayernit. Edhe për titullin në La Liga duhet të luftojmë deri në fund.

Humbjet? Për të fituar duhet të japësh 200%, ndryshe ndodhin të tilla aksidente. Carvajal? Konkurrenca është e mrekullueshme, përfshin cilindo te Real Madridi", tha trajneri.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madridi 'i dorëzon' trofeun Barcelonës, ndalet 1-1 në 'Bernabeu' nga katalanasit e Gironas! Arbeloa kërkon një 11 metërsh