Gjakovë, çelet Zyra Rajonale
e Zhvillimit Shqipëri-Kosovë

Gjakovë, çelet Zyra Rajonale<br />e Zhvillimit Shqipëri-Kosovë
Me një ceremoni zyrtare, është hapur sot në Gjakovë Zyra Rajonale për Zonën Ndërkufitare të Zhvillimit Shqipëri – Kosovë e FSHZH. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila e ka vlerësuar çeljen e kësaj zyre si shumë të domosdoshme dhe të rëndësishme, ku do të ofrohet mundësia e veprimeve konkrete për aktivitete të përbashkëta.

”Në këtë aspekt, fokusimi ynë posaçërisht është në katër segmente, në infrastrukturë, zhvillim ekonomik, bujqësi, si dhe në turizëm. Ne besojmë jo vetëm në përkrahjen e dy qeverive tona, por edhe të fondacioneve të ndryshme ndërkombëtare, e gjithashtu ne shpresojmë se në takimet e radhës të dy qeverive tona të ketë më shumë projekte të përbashkëta ndërkufitare,” është shprehuar kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Ndërkaq, Qemal Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, tha se pas hapjes së Konsullatës së Nderit, ky është hapi i dytë simbol i bashkimit.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Zëvendës Drejtoresha e Kabinetit të Kryeministrit të Shqipërisë Eridana Cano e cila është shprehur se kjo nismë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është hap sa simbolik, ashtu edhe konkret për të shtrirë mes dy shteteve jo thjesht një institucion, por vizion zhvillimi të përbashkët.

Në ceremoninë e çeljes së Zyrës Rajonale të Zhvillimit, kanë marrur pjesë përfaqësues të Komunës së Gjakvovës, të komunave perëndimore të Kosovës dhe të bashkive verilindore të Shqipërisë, Kukësit, Hasit dhe Bajram Currit, por edhe të kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë dhe të ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë