Qendra Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë reagon ndaj sjelljeve të militantëve të AAK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët sot gjatë aksionit “Ky person po i kushton komunës sonë shumë shtrenjtë” kërcënuan dhe ofenduan gjashtë aktivistë të VETËVENDOSJE-s . Rreth 30 policë të Kosovës si dhe forcat speciale ishin gjatë aksionit ku militantët e AAK-së në prezencën e tyre ofendonin, kërcënonin dhe shqyenin posterët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s gjatë aksionit të sotëm, nga ndërtesa e Komunës së Gjakovës deri te Parku i qytetit, u përcollën nga militantet e AAK-së, të cilët vazhdimisht shanin e kërcënonin aktivistët tanë dhe nuk lejonin që të vendosnin posterat.
Militantët e AAK-së të udhëhequr nga kryetari i Komunës Pal Lekaj, i cili e shihte ngjarjen nga dritarja e zyrës, kërkonin nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që ta ndalin aksionin dhe mos të vazhdojnë të ngjisin posterat, ku janë të shkruara keqpërdorimet me fondet publike që i ka bërë kryetari Pal Lekaj.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Gjakovë do të vazhdojë të bëjë punën e saj kundër keqpërdorimeve të komunës se Gjakovës dhe do të jemi kritik ndaj politikave të Pal Lekajt i cili po manipulon me paratë e qytetarëve.
Në posterin e shpërndarë shkruante:
KY PERSON PO I KUSHTON KOMUNËS TONË SHUMË SHTRENJTË!
Gjatë vitit 2011 Kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj i ka shpenzuar 10,169. 90€ vetëm për derivate apo ka udhëtuar 78,230 km.
Me këto kilometra ai mund te udhëtonte nga: Gjakova në, Stokholm - Suedi, Moske - Rusi, Kabul-Afganistan, portin Elizabeta-Afrikë e Jugut, Rio de Zhaniero - Brazil, Toronto-Kanada dhe të kthehej përsëri në Gjakovë!
Sipas kësaj llogarie ai çdo dit ka udhëtuar rreth 250 km ose 3 ore ne dit dhe po te kishte vetëm nga një takim prej 1 ore i bie që ai s’ka qene ne zyre çdo dit për rreth 4 ore!
Ka shpenzuar 4.669.22 € vetëm për telefon mobil, Ndërsa e gjithë administrata Komunale ka shpenzuar 3332.24€ apo ka biseduar për 5.30 ore çdo ditë!
Me 3 ore udhëtim dhe 5 ore e gjysme ne dite në telefon, Kryetari nuk ka qene asnjë dit ne dispozicion për qytetaret!
Ai ka shpenzuar 17,448.12 € vetëm për dreka zyrtare apo 47.80 € për një ditë pune!
Kurse për mirëmbajtje dhe riparim te automjetit shpenzon 3,141.50€ !
Për furnizim te zyrës ka shpenzuar 8,257€ !
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com