Gjakova kundërshton kandidatët
e “Listës Qytetare Serbe” në zgjedhje

Gjakova kundërshton kandidatët<br />e “Listës Qytetare Serbe” në zgjedhje
GJAKOVË - Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë dhe familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve kundërshtojnë certifikimin e Listës “Iniciativa Qytetare Serbe”, në të cilën Gjokica Stanojeviq dhe katër serbë të tjerë konkurrojnë për Asamblenë Komunale të Gjakovës, në zgjedhjet e 3 nëntorit.
 
“Stanojeviq dhe vëllai i tij, Milani, së bashku me ish-kryetarin e Komunës së Gjakovës, Moma Stanojeviq, dhe të gjithë serbët e tjerë të Gjakovës, janë persona të padëshirueshëm në komunën tonë”, thuhet në reagimin e shoqatës ku kërkohet që të njëjtit të dënohen për krimet e bëra ndaj popullatës shqiptare, transmeton KTV.
 
“I vetmi vend që i përket Gjokica Stanojeviqit dhe serbëve të tjerë që jetuan në Gjakovë, është në bankën e zezë të Gjykatës për Krime të Luftës, që të marrin dënimin e merituar”, përfundon reagimi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie