Premtimi për përurimin e veprës është bërë për datën 21 korrik nga kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila. Ali Podrimja vdiq pikërisht më 21 korrik të vitit 2012 në Lodeve të Francës, teksa po merrte pjesë në manifestimin “Zërat e Mesdheut”. Në nderim të tij, edicioni i 49-të i Mitingut të Poezisë, iu kushtua në tërësi poetit, ndërsa, çmimi tradicional për poezinë më të mirë ka marrë emërtimin “Ali Podrimja”. Gjithashtu, në kuadër të këtij edicioni të mitingut, komuna e Gjakovës si qytet i lindjes u binjakëzua me Lodeven, qytetin e vdekjes së poetit.
Lapidari është vepër e skulptorit të njohur kosovar Luan Mulliqi dhe është menduar të ngrihet në afërsi të shkollës së muzikës “Prenk Jakova. “Ali podrimja ishte i Gjakovës dhe për Gjakovën”, është shprehura Mimoza Kusari Lila, duke falënderuar skulptorin e njohur Luan Mulliqi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)