Gjaku i kordonit të kërthizës
zbulon alergjinë tek fëmijët

Gjaku i kordonit të kërthizës<br />zbulon alergjinë tek fëmijët
SUEDI- Gjaku i kordonit të kërthizës parashikon nëse bebi në të ardhmen do të vuaj nga alergjitë. Rrisku më i lartë ndodh nëse në gjak ka një përqëndrim më të lartë të yndyrnave Omega-3 dhe Omega-6. Ky është rezultati i një studimi të universitetit Chalmes në Suedi publikuar në revistën PLOS ONE.
 
Studiuesit kanë vëzhguar gati 800 fëmijë të lindur në vitet 1996-1997, si dhe kanë mbledhur të dhëna mbi diagnostifikimin e alergjisë në moshën 13 vjeçare.  
 
Në mënyrë të veçantë kanë studiuar 44 raste fëmijësh  me alergji respiratore, 37 me alergji kronike të lëkurës si dhe 48 fëmijë që nuk vuanin nga alergjitë.
 
Është verifikuar se tek fëmijët 13 vjeçarë, të cilët vuanin nga ndonjë alergji në momentin e lindjes, në gjakun e kordonit të kërthizës ka pasur përqëndrim të madh të  yndyrnave Omega-3 dhe Omega-6.
 
 Është e mundur që këto yndyrna të jenë tregues apo shkaktojnë zhvillimin jo korrekt të sistemit imunitar të foshnjës e cila më pas promovon alergji.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit