‘Gjaku i pikonte nga duart’, vrau të dashurin e ish-gruas në sytë e fëmijëve dhe u largua qetësisht nga vendngjarja, shqiptari nga Kosova trondit Belgjikën

BELGJIKË- Me duar të përlyera në gjak, qetësi “vrastare” në fytyrë dhe thikën e krimit, 48-vjeçari shqiptar nga Kosova, Betim A. “shëtiti” rrugëve të Belgjikës, pasi vrau të dashurin e ish-gruas, në sytë e fëmijëve.

Ngjarja e tronditëse ndodhi gjatë paradites së djeshme, pranë shkollës Waterbaan, Deurne në Belgjikë, në prani të shumë dëshmitarëve që nuk e ndalën Betimin të qëllonte me thikë 52-vjeçarit Ismet Osmanaj derisa t’i merrte jetën.

Madje as britmat dhe të qarat e fëmijëve të tij nuk e ndalën dorën e tij që pa mëshirë qëllonte trupin e 52-vjeçarit.

Dëshmitarët e trembur nga qetësia me të cilën u largu nga skena e krimit kanë folur për mikrofonat e mediave lokale.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar.

“Ne pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë të lartë ndërsa burri goditi dikë disa herë me atë që dukej se ishte një thikë e madhe. Ndihej sikur ishim në një film të frikshëm horror ”, tha një tjetër dëshmitar.

Pasi kreu krimin makabër dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dëshmitarët okularë të pranishëm i kanë telefonuar policisë, të cilët e identifikuan menjëherë.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara, ai nuk është munduar të fshihet apo të largohet, pasi iku dhe eci rrugëve të qytetit me thikën në duar dhe gjak.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)