Rrëfimi rrëqethës i Pranvera Harizit në ’Pa Gjurmë’: Gjeta rrobat në oborr, prindërit ma kycën derën. Strehohet në fshehtësi tek e bija, djali e refuzon

Pranvera Harizi u divorcua pas 28 vitesh martesë dhe shkak sipas saj u bë gjendja e vështirë ekonomike. Një jetë e nisur në skamje, ajo rrëfen në ’Pa Gjurmë’ vuajtjet që ka kaluar që ditën kur u martua në moshën 18-vjecare, me njeriun i cili për prindërit e saj ishte burri ideal, pasi kishte biografi të mirë. Prej shumë vitesh ka jetuar në një zonë të thellë të Tepelenës, deri kur vendosi të vij në Tiranë dhe të jetojë bashkë me vajzën 30 vjeçare, në banesën e marr me qira nga djali i saj 33-vjeç. Vëllai i paguan motrës qiranë e banesës, ndërsa nuk ka dijeni se aty jeton edhe nëna e tij, ndaj së cilës ai i ka ngritur një mur të lartë, duke u ndarë për së gjalli. I biri i mban mëri, që pas divorcit të prindërve 7 vite më parë nënë e bir nuk ka asnjë komunkim. Mesa duket ai nuk e përjetoi mirë ndarjen e prindërve, ndërsa u rrit nga gjyshja nga babai. 55-vjeçarja që ka jetuar dy vite në fshehtësi tek e bija vendos ta zbulojë këtë sekret në program, e detyruar nga kushtet në të cilat jeton.


Unë kam qenë 18 vjeçe kur u martova, ndërsa ai ishte 32 vjeç. Nuk e doja, pasi e pashë që në fillim si ishte. Por ai ishte biografi të mirë dhe familja më detyroi të martohesha. Unë rashë në një humnerë. Ai nuk punonte dhe ishte shumë dembel. Nuk donte t’ia dinte cfarë donte fëmija. Pas 28 viteve  martesë vendosa ta lë. 28 vite barku im nuk u mbush kurrë me bukë. I pari në jetë erdhi djali. Debatet lindën vetëm nga gjendja ekonomike, aty unë kalova në depresion. Djali u rrit nga vjehrra në Tiranë, ndërsa ne mbetëm në fshat bashkë më vjazën. Unë nuk doja ta lija djalin, por vehrra nuk pranoi, donte ta mbante në Tiranë për të vazhduar shkollën. Ai shkoi më pas tek xhaxhallarët ne Greqi. Vajzën e kam rritur vetë, ndërsa djali rrallë vinte të na takonte. Kur vendosa të divorcohesha, i njoftova të gjithë edhe njerëzit e mi edhe fëmijët e rritur.


Nuk e fitoi kurrë dashurinë e të birit edhe kur ai u bë në moshë madhore. Sot, nëna 55 vjece jeton me të bijën, në Tiranë prej dy vitesh.


Pranvera Harizi: Në momentin që i thashë djalit, se do divorcohesha nuk më foli më. Pas ne u ndamë vëllai e motër u bashkuan, ndërsa ai i paguan qiranë. Djali nuk e di që aty jetoj edhe unë. Nëse e mëson ai do të grindet me vajzën dhe do të na nxjerri jashtë. Ai ka detyruar dhe motrën që të mos ketë asnjë kontakt me mua. Unë nuk i kam bërë asgjë, jam nënë. Nëse djali kthehet në Shqipëri, unë do të dal. Unë jetoj ende me frikë, se djali kur vjen nuk njofton. Edhe kur vijnë xhaxhalarët e vajzës unë dal, derisa ata të largohen, se mund t’i thonë djalit. Kam dy vite që jetoj me vajzën dhe nuk e di askush. 


Odeta Dume: Nuk ke frikë se do ta zbulojnë nga ky program?


Pranvera Harizi: Shpresoj mos ta marrin vesh, por nuk kisha ku të kërkoja ndihmë. I thashë vajzës do iki tek Odeta të kërkoj ndihmë se ju të gjithë më keni dhënë shkelmin. Kam ardhur të kërkoj ndihmë, pasi më kanë hequr edhe kempin që merrja për depression, ndërsa kam edhe probleme sytë, pasi kam lindur miope. Në punë nuk më marrin se më thonë je moshë e madhe. Ilacet i blej me kokrra, sepse nuk kam para t’i blej për gjithë muajin. Unë i them vajzës nuk dua bukë, vetëm të kem ilaçet, po nuk parta ato nuk bëj dot. Unë më shumë rrija me ilaçe se pa ilaçe.


E gjithë kjo situatë ka ndikuar jo pak në gjendjen shëndetësore të Pranverës, sot një grua shëndetlig. 55-vjecarja kërkon ndihmë, pasi nuk ka ku të përplaset, ndarja nga bashkëshorti keq edhe në marrëdhëniet e saj me prindërit e moshuar, të cilët ia kanë mbyllur derën përgjithnjë nënës së dy fëmijëve.


Kur u ndava shkova tek prindërit e mi, por ata më thanë kthehu atje ku ishte. Prindërit m’i nxorrën rrobat jashtë dhe më kyçën derën’- përlot me rrëfimin e saj kjo 55-vjeçare

 

 

 

VIDEO EMISIONI I PLOTE

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2021 04:11

    Si nuk u erdhi turp prinderve te kesaj zonje qe e flaken ne rruge ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?