Një 17-vjeçar shqiptar mund të ketë kaluar eksperiencën më ‘horror’ të jetës së tij vetëm për të emigruar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.  Gazeta britanike ‘The Sun’ shkruan se emigranti adoleshent u përpoq të hynte fshehurazi në Britani u mbyllur brenda arkivolit të një fëmije.

17-vjeçari u gjet i mbështjellë brenda arkivolit të vogël prej druri, të cilit i ishte vidhosur kapaku. Gjetja erdhi gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

I mituri shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për një kalim në Britani me furgon.

Ai i tha një gjykate: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore).

 “Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në momentin që furgoni u ndal”.

Arkivoli ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter.