“Pse atëhere pyetjet e mija tu dukën shumë dhe tani nuk të bën përshtypje. Vepron me dy standarte dhe nuk më bën përshtypje injoranca në të drejtuarit e komisionit, por as arrogance e injorancës nuk e duroj dot”, është shprehur Shalësi në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Replika e Shalsit ka qenë e ashpër, pasi ai deklaroi se “ju nuk keni tagër të paragjykoni pyetjet e mia”. “Fakti që ju thoni se pyetjet janë jashtë teme, ka të bëjë me injorancën-tha Shalsi.Kaq ka mjaftuar që mes dy deputeteve të shkëmbeheshin fyerje të ndërsjella, duke kaluar deri në fyerje personale e madje edhe konflikt fizik mes tyre. Kjo situatë coi në ndërprerjen e punimeve të komisionit të veprimtarisë prodhuese.
Fyerjet dhe sharjet me terma si "injorant", dhe "dil jashte" e cila nisi brenda ne komisioni vazhdoi edhe jashte dyerve te komisionit. Madje Shalsi arriti ta godiste me shpullë, gati duke i rrëzuar syzet. Pamjet që kemi shoqëruar shkrimin janë sekuencë e asaj çka ndodhi në korridorin e parlamentit.
JA DEBATI
Gjana: O koleg, unë të lashë të flisje dhe të jap përsëri të drejtën të flasësh, po ç’ke që nervozohesh
Shalsi: Injoranca më nervozon
Gjana: Dëgjo, duhet të matesh mirë kur flet, mos guxo ta bësh më këtë, palaco, i pafytyrë
Shalsi: Jo vetëm do ta bëj, por do të them mos e bëj më ti këtë veprim. Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu
Gjana: Dil përjashta, palaco
Shalsi: Mos më thuaj mua ashtu, jo mua ashtu, dëgjove apo jo, unë dal kur të dua unë. Ti dil përjashta, kush je ti që më thua mua dil përjashta. Unë kam dërguar 24 pyetje, edhe nuk kam marrë një përgjigje për Albpetrolin
Ngjana: Mos më flisni mua me këtë gjuhë, dilni përjashta. Dilni jashtë mos më tregoni mua këtu injorancën mua.
Shalësi: Kë ofendon ti more, kë ofendon ti?
Ngjana: Mos më fol mua me këtë gjuhë, more vesh
Shalsi: Mos më drego mua që nuk kam bërë pyetje të mira, more vesh? Unë që të kam toleruar kaq të kam toleruar për shkak të moshës edhe të kohës së gjatë në Kuvend.
Gjana: Ruaj etikën. More vesh? Mos më fol mua kështu në komision.
Shalësi: Të ruaj unë etikën, po ju po e shkelni vetë etikën, lexoni, lexoni procesverbalin se ccfarë thoni këtu.
Bare: Dua të bëj një vërejtje, ju nuk keni tagrin për të na thënë nëse pyetjet tona janë të mira , apo janë të këqija. E keni bërë shpesh herë, ndaj mos e bëni më.
(jd/shqiptarja.com)