Gara e gjashtë të rinjve eurosocialistë tani që vjen drejt fundit duket shumë interesante. Ndoshta edhe pse janë të së njëjtës forcë politike e kanë më të ekuilibruar
debatin, por jo pa kunja dhe romuze. Erion Veliaj është aty, duke i ndjekur hap pas hapi, për të sjellë në Shqipëri modelin amerikan të primareve, të cilat, rezultuan të suksesshme dhe me plot surpriza dhe debat, pavarësisht se disa prej eksponentëve të hershëm dhe të rinj të PS, mezi e pranuan këtë risi. Por, shumë prej tyre nuk e kanë parë këtë që po ndodh. Ajo që bie në sy, është se pesë kandidatët për kryetar në garë, Joleza, Maria, Arturi, Erlisi dhe Juxhini, gjithë luftën e tyre e kanë të përqëndruar te Elisa Spiropali. Dhe nuk kanë faj sepse Elisa është anëtare e Asamblesë së PS. Eshtë 29 vjeçe dhe me statutin e PS, në moshën 30 vjeçare do të duhet të lërë detyrën. Në debate, gjatë replikave, kur kandidatët e tjerë i bëjnë këtë pyetje, Elisa thotë se nuk është hera e parë që forumi Eurosocialist drejtohet me të rinj që e kanë kaluar moshën 30 vjeçare. E vërteta është se Elisa ka hyrë në garë për të drejtuar këtë forum vetëm 9 muaj. Elisa pas 30 raundeve, ka filluar të bëjë ironi me kandidatët e tjerë. Për të krijuar idenë se "e ka të fituar këtë garë" Elisa në takimin e Pogradecit u tha kandidatëve: Unë tani kam filluar t'i kem xhan të pestë!!! Dy mënyra për ta kuptuar këtë gjë, me plus minuset që i jepen kandidates: E para, duke dashur të tregojë një dashuri të një vajze më të madhe, humb pikë sepse perceptohet se nuk mund të jetë në krye të FRESSH për moshën që ka. Por nga ana tjetër, tregon se është superiore ndaj të tjerëve.
Më konkret është Arturi, 26 vjeç. Ka përfunduar studimet e juridikut në Itali dhe e thotë me krenari se do të kërkojë mandatin e kreut të FRESSH vetëm për katër vjet. Më pas në moshën 30 vjeçare thotë se duhet ta lërë këtë detyrë, për t'i hapur rrugën më të rinjve. Dhe kur e ekspozon këtë gjë përballë sallave të tejmbushura, "shigjetimet" i ka për Elisën, të cilës direkt dhe indirekt i kërkon të tërhiqet nga gara për t'u hapur rrugë të rinjve. Arturi është i përmbajtur, kërkon të jetë korrekt në minutazhin e tij për të treguar se ç'do të bëjë dhe si do ta ndryshojë forumin rinor. Ka një komunikim të jashtëzakonshëm me stafin e tij, shtabi elektoral që e ndihmon për t'u zgjedhur në krye të forumit, por, të jep përshtypjen se është paksa indiferent kur vjen puna për të kontaktuar delegatët dhe për t'u kërkuar votën.
Erlisi është më i stërvitur me strukturat e forumit rinor. Ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e FRESSH. Njeh shumë mirë strukturat në Tiranë dhe në rrethe. Eshtë 27 vjeç dhe ka përfunduar Histori-Filologjinë në Universitetin e Tiranës. Më pas ka studiuar edhe në marrëdhënie ndërkombëtare. Të krijohet përshtypja se Erlisi është i përmbajtur, shpesh i heshtur, flet ngadalë, duket sikur mendohet shumë...Por kjo është vetëm përshtypje e gabuar. 27-vjeçari, duket se këtë e ka armën kryesore të debatit. Kandidatët gjatë pyetjeve replikë, më së shumti i drejtohen Erlisit taktikisht, për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë të strukturave të FRESSH për shkak të drejtimit të "gabuar" të këtij forumi nga Elisa sipas tyre. E një nga pyetjet, që Erlisi mori 2 minutat e veta pa thënë asgjë ishte: Cilët janë figurat që ka nxjerrë FRESSH gjatë gjithë këtyre viteve kur vetë ai ka qenë në këto struktura? Erlisi u mendua gjatë, dhe tha: Elisa, duke dashur të atakojë kandidaten tjetër për mënyrën individualiste sesi ka drejtuar forumin.
Joleza, është arkitekte. E shtruar në fjalën e saj, por shumë e sigurt në atë që thotë. Gara dhe lufta më e madhe, bëhet mes saj dhe Elisës. Joleza, nuk lë rast pa e atakuar. Herën e fundit, i tha se i vetmi sport i Elisës ishte të bridhte nëpër Shqipëri, por pa bërë asnjë punë. Një lloj xhelozie "politike" ndihet në ajër menjëherë sapo të dyja futen në sallë. Joleza ka përgatitje të konsiderueshme, platformë shumë të qartë, por, do t'i duhet ndoshta të shkathtësohet pak, sepse bindëse duket se është në mënyrë të konsiderueshme. Shpesh batutat e saj nuk janë vetëm pjesë e përgatitjes së stafit, por edhe të sajat, çka dëshmon më së miri se tek Joleza ka diçka origjinale te batuta dhe kundërbatuta. Joleza i mëshon më shumë faktit se strukturat e FRESSH duhet të ngrihen dhe funksionojnë gjithandej njëlloj, dhe jo vetëm sa herë bie këmbana elektorale.
Juxhini është 23 vjeç dhe ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në UET. Gjëja që të bie në sy tek Juxhini, është stafi që ka ngritur për zgjedhjet e FRESSH. Ata kanë ardhur të gjithë nga "jashtë" pra nuk janë pjesë e forumeve të partisë. Por, sikurse u pa qartë si në prezantim, ashtu edhe pas aktivitetit, të rinjtë që ka sjellë me vete Juxhini, mund të jenë "shpirti" jo vetëm i debatit, por edhe humorit. Edhe Juxhini si të tjerët para tij ka një merak: Elisën në garë për FRESSH me kërkesën e herëpashershme që ajo të tërhiqet për t'u hapur rrugë të rinjve në një mënyrë ndryshe organizimi.
Por si qershia mbi tortë vjen Maria. Ajo është vetëm 20 vjeç dhe pa dashur të paragjykoj moshën e saj të re, studentja e biokimisë, është një surprizë e vërtetë e kësaj gare. Energjike, e qeshur, e komunikueshme pothuajse me gjithë ekipin dhe kandidatët, me një fjalor politik që rrallë të ndodh ta dëgjosh te vajzat e moshës së saj, me një aftësi dominimi të sallës që herë pas here të lë pa mend. E ka marrë shumë seriozisht këtë sfidë edhe pse e ndjen në ajër atë shprehjen: "S'ka gjë, edhe nëse nuk e fitoj këtë garë, kam një karrierë politike përpara". Flet për mënyrën sesi do ta organizoj FRESSH-in, duke u ndalur edhe te cic micet e brendshme të forumit, por shumë e fokusuar në idenë se ky forum, duhet të organizohet më së miri për 2013, për zgjedhjet e përgjithshme. Jo vetëm kaq, por duket se e di shumë mirë se çfarë kërkon për tu angazhuar në politikë brezi i moshës së saj. Maria, pa filluar ende konkurrimi, duket se e ka të fituar këtë garë, edhe nëse nuk do të jetë kryetare e FRESSH.
Të 6 kandidatët e kanë fituar ekperiencën e tyre të parë politike. Janë shumë të dëgjuar, respektojnë maksimalisht "rregullat e lojës", janë të edukuar me fjalorin politik, kanë filluar të njohin më së miri gjithë strukturat në bazë, jo vetëm të forumit rinor, por edhe degët e partive në rrethe: praktikisht, PS ka hedhur në konsum politik gjashtë të rinj energjik.
Dilema e tyre, (dhe është shumë e drejtë), vjen nga pabarazia e garës: Si anëtare e Asamblesë, Elisa njeh shumicën e delegatëve që do të votojnë për kreun e FRESSH. Njeh më mirë strukturat, njeh më mirë kryetarët e partive të rretheve. Mund të ketë një lobim më të mirë për të mbledhur vota, gjë që ndoshta s'u pëlqen kandidatëve të tjerë por që në strategjinë e saj funksionon në rregull. Në autobuzin e FRESSH ndodhin edhe të papriturat më të mëdha, aty ku shtabet dhe kandidatët fillojnë telefonatat dhe lobojnë për votat. Mëngjesin, drekën, darkën, shëtitjet, lojrat, i bëjnë të gjithë bashkë. Kanë shumë humor dhe batuta. Duket sikur nuk janë konkurrentë. E vetmja që mungon është Elisa dhe shtabi i saj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com