Gjashtë kongresmenët e SHBA
në Tiranë për zgjidhjen e ngërçitProfilet, 6 kongresmenëve amerikanë në Tiranë

Gjashtë kongresmenët e SHBA<br />në Tiranë për zgjidhjen e ngërçitProfilet, 6 kongresmenëve amerikanë në Tiranë
TIRANE- Ngërçi politik ku është futur Shqipëria që pas nisjes së protestës së PD në 18 Shkurt dhe bllokimi i Reformës në Drejtësi ka bërë që 6 kongresmenë amerikanë të zbarkojnë në Tiranë për të negociuar me palët.
 
Delegacioni me 6 kongresmenë, të cilët i përkasin demokratëve dhe republikanëve, kryesohet nga Bob Goodlate, i cili është kryetar i Komisionit të Ligjeve.
 
Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhet nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve Bob Goodlatte, Steve King, Dave Trott, Matt Gaetz, Peter DeFazio, David Cicilline, ndërsa u shoqëruan nga ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu.
 
Vizita e amerikanëve në Shqipëri nisi sot me një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë në vilën qeveritare në Bllok.
 
Pas takimin me Nishanin ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, delegacioni nga kongresi amerikan ka takuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht President i zgjedhur.
  
Ndërkohë gjatë pasdites, delegacioni amerikan ka takuar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, në përpjekje për ta bindur që të futet në zgjedhje. Takimi mes Bashës dhe kongresmenëve zgjati rreth 90 minuta. 
 
Në fund te axhendës amerikanët do të zhvillojnë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.
 
Ndërkohë theksojmë se kjo do të jetë një javë intensive, pasi të hënën që vjen në Tiranë do të vijë edhe zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.
 
Mbetet për t’u parë nëse Hoyt Brian Yee do të vijë me një marrëveshje në Tiranë, për t’ua paraqitur palëve apo do t’u kërkojë të pranojnë draftin e evropianëve, i cili u refuzua nga Lulzim Basha dy javë më parë.
 
Kongresmenët e SHBA, takim 90 minuta me Bashën
Gjashtë kongresmenët amerikanë takuan këtë pasdite kryetarin e PD, Lulzim Basha, me të cilin biseduan për rreth 90 minuta.

Në fokus të bisedës mësohet të ketë qenë pikërisht situata politike që po kalon Shqipëria, pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Vizita e kongresmenëve është një tjetër përpjekje e Uashingtonit për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik në vend. 

Ndërkohë të hënën SHBA do të dërgojë në Shqipëri zv/ndihmës sekretarin e shtetit Hoyt Brian Yee. 
selija e pd
Nishani: U diskutua për drejtësinë dhe dialogun politik 
Takimi me kreun e shtetit ka zgjatur rreth një orë dhe në qendër të tij ka qenë zhbllokimi i ngërçit politik për të nisur zbatimin e Reformës në Drejtësi.
 
Sipas njoftimit të Presidencës, Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend.

[gallery]22196[/gallery] 

Meta diskutim me delegacionin e SHBA për ngërçin, krimin e terrorizmin
Gjatë takimit mes delegacionit te SHBA dhe Metës, sipas njoftimit të Kuvendit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, avancimin e reformës zgjedhore, zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes në kuadër të NATO-s dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe kredencialeve demokratike të Shqipërisë.
 
Dy palët diskutuan gjithashtu edhe mbi forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku vëmendje e veçantë iu kushtua fenomenit të trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe kultivimit masiv të drogës në vend si një aktivitet që lidhet edhe me rrezikun e terrorizmit dhe krimit të organizuar në të gjithë rajonin.
 
Duke biseduar mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit, u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA duke ndarë bindjen se Shqipëria është një partner solid i NATO-s me peshë të rëndësishme për avancimin e axhendës euro-atlantike të vendeve fqinje.
 
Në këtë kuadër Meta vuri në dukje se forcimi i sigurisë dhe kontrollit të kufijve ndihmon forcimin e stabilitetit dhe klimën e investimeve ekonomike në rajonin e Ballkanit, ku SHBA kanë interesa strategjikë afatgjatë.
 
Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta deklaroi se Shqipëria është e përkushtuar ndaj axhendës së saj euro-atlantike dhe populli shqiptar ndjehet mirënjohës për miqësinë e veçantë me Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në zhvillimin demokratik dhe në forcimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
 
Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhet nga  Kryetari i Komisionit të Ligjeve Bob Goodlatte, Steve King, Dave Trott, Matt Gaetz, Peter DeFazio, David Cicilline, ndërsa u shoqëruan nga ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu.
 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shoqërohej prej Nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj, Nënkryetarit të Kuvendit Shpëtim Idrizi, Kryetares së Komisionit të Jashtëm Arta Dade, Kryetares së Komisionit të Ligjeve Vasilika Hysi si dhe prej Ambasadores së Shqipërisë në SHBA Floreta Faber.



Bushati: Bojkoti i PD ka ngadalësuar zbatimin e reformës
Ministri Bushati zhvilloi një takim me delegacionin e Kongresit Amerikan të kryesuar nga Kryetari i Komitetit mbi Çështjet e Drejtësisë, Bob Goodlatte, i cili po viziton Shqipërinë në kuadër të një turi të gjerë rajonal.
 
Ministri iu përgjigj interesit të anëtarëve të Kongresit amerikan dhe informoi gjerësisht mbi ecurinë e procesit të reformave në vend duke u ndalur në mënyrë të veçantë në rëndësinë e reformës në drejtësi si një nga aspektet më thelbësore për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe avancimin në plotësimin e përparësive në kuadër të integrimit Europian.
 
Ai shpjegoi ritmin e ecurisë së zbatimit të reformës e cila, theksoi ai, është ngadalësuar aktualisht për shkak të bojkotit të Kuvendit nga opozita. Bushati bëri gjithashtu një panoramë të situatës dhe zhvillimeve në rajon, evidentoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, masat e marra nga qeveria në bashkëpunim me vende dhe organizata partnere në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, evidentoi bashkëpunimin dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe situatën e të drejtëve të njeriut në vend.
 
Në emër të delegacionit, Kryetari Goodlatte vuri në dukje dhe përgëzoi për progresin që kishte konstatuar në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë madhore të zbatimit të reformës së gjyqësorit si për krijimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek drejtësia dhe ligjshmëria ashtu edhe besimin e operatorëve ekonomikë e tregtarë që duan të investojnë apo bëjnë biznes në Shqipëri.
 
Ministri Bushati dhe anëtarët e Kongresit amerikan theksuan rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta, partneritetit strategjik dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!